Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi i ri ka infektuar miliona njerëz dhe ua ka marrë jetën shumë të tjerëve brenda pak muajsh, ndonëse shkencëtarët po garojnë për të zhvilluar një vaksinë me shpejtësi rekord.

Por vaksinat shpesh kërkojnë vite, nganjëherë edhe dekada, për t’u zhvilluar, testuar dhe miratuar për përdorim publik, përcjell Telegrafi.

Për ta dëshmuar këtë, përkatësisht për të pasur një “pasqyrë të qartë” se si ka ardhur deri te zbulimi dhe përdorimi i vaksinave ndër vite, më poshtë ua sjellim një numër të pandemive vdekjeprurëse gjatë së cilave gjithashtu ishte bërë punë e madhe për zbulimin e saj.

Murtaja

Murtaja është një nga sëmundjet më të vjetra dhe më vdekjeprurëse në botë, duke arritur kulmin në gati 200 milionë vdekje gjatë gjithë historisë njerëzore. Por deri më sot, asnjë vaksinë e licencuar nuk është në dispozicion, përcjell Telegrafi.

Murtaja është mbase më e njohur për vrasjen e miliona njerëzve gjatë Mesjetës, por sëmundja është akoma aktive në zona përreth botës.

Deri në vitin 2017, një shpërthim i murtajës në Madagaskar tërhoqi vëmendjen dhe përhapi panik, shkruan Business Insider.

Sidoqoftë, meqenëse murtaja është një sëmundje e përhapur nga bakteret, ardhja e antibiotikëve modernë mund të përdoret si trajtim.

Por në vitin 2018, OBSH krijoi një Profil të Produktit të Vaksinave të Murtajës, ku renditen 17 kandidatë të mundshëm për aprovimin e vaksinës, të cilët po kalojnë prova klinike dhe po shkojnë drejt miratimit të autoriteteve.

Gripi i vitit 1918

Gripi ka një histori të gjatë, tragjike të vrasjes së miliona njerëzve në të gjithë botën. Gjatë pandemisë së gripit në vitin 1918, nuk kishte kurime ose vaksina të njohura për virusin.

Duke filluar në vitet 1930, u deshën dekada kërkimesh për të kuptuar ndërlikimet e virusit të gripit dhe vetëm në vitin 1945 u miratua vaksina e parë për përdorim në SHBA.

Por vetëm dy vjet më vonë, në 1947, studiuesit arritën në përfundimin se ndryshimet sezonale në përbërjen e virusit i bënë vaksinat ekzistuese joefektive.

Studiuesit kuptuan se ndodhin dy lloje kryesore të viruseve të gripit – gripi A dhe gripi B, së bashku me shumë lloje të reja të virusit çdo vit.

Për shkak të kësaj, shkencëtarët shkencëtarët duhet të ndryshojnë përbërjen e vaksinës së gripit çdo vit.

Sot, vaksinat e gripit sezonal janë krijuar nga OBSH duke përdorur të dhëna të mbledhura nga qendrat e mbikëqyrjes së gripit për të zhvilluar një vaksinim të ri bazuar në tre lloje që ka më shumë gjasa të qarkullojnë edhe këtë sezon.

Poliomieliti

Ndërsa poliomieliti ka prekur popullatat njerëzore për mijëra vjet, vetëm në fund të viteve 1800 sëmundja arriti përmasa epidemike, përcjell Telegrafi.

Në fund të shekullit, poliomieliti çau nëpër SHBA, duke lënë shumë pacientë të infektuar të paralizuar ose të paaftë.

Kërkimet për të kuptuar poliomielitin ishin graduale për dekadat e para të shekullit 20.

Në vitin 1935, u përpoq një vaksinim, së pari tek majmunët dhe më pas tek fëmijët në Kaliforni.

Megjithëse kjo vaksinë dha rezultate të dobëta, dy dekada të tjera kërkimesh hapën rrugën për zhvillimin e vaksinave nga Jonas Salk në vitin 1953 dhe Albert Sabin në vitin 1956.

Pas një prove me më shumë se 1.6 milion fëmijë, vaksina e Salk u miratua në SHBA nga viti 1955.

Kërkimet e vazhdueshme deri në vitet 1980 hapën rrugën për një prodhim më efektiv dhe më efikas të vaksinave, ndërsa deri në 1994 poliomieliti u eliminua tek amerikanët.

Deri në vitin 1988, 350,000 njerëz kishin sëmundjen, shumica e të cilëve ishin fëmijë ndërsa deri në vitin 2018, kishte vetëm 33 raste të poliomelitit në të gjithë botën.

Nëse ky numër do të shkonte në zero, poliomieliti do të bëhej sëmundja e dytë njerëzore “që kemi fshirë ndonjëherë nga planeti”.

Antraksi

Anthraksi mendohet të ketë ekzistuar që nga viti 700 para Krishtit, por regjistrimi i parë klinik i sëmundjes u regjistrua në vitet 1700.

Përgjatë viteve 1800, një seri studimesh për të përcaktuar se nga lindi sëmundja, sa kohë bakteret mund të mbijetonin dhe si sëmundja e transmetuar përmes kafshëve hapi rrugën për përpjekjet e para për një vaksinë në vitin 1881.

Në vitin 1937, shkencëtari Max Sterne krijoi një vaksinim të suksesshëm të Antraksit për t’u përdorur në bagëti, një version i të cilit përdoret edhe sot, në mënyrë që të zvogëlojë transmetimin nga kafshët tek njerëzit.

Trembëdhjetë vjet më vonë, vaksina e parë njerëzore u krijua dhe u vu në dispozicion për njerëzit që punojnë në fabrikat e përpunimit të kafshëve në Shtetet e Bashkuara.

Një vaksinë e azhurnuar u zhvillua në vitin 1970, e cila është kryesisht ajo që përdoret për të parandaluar sëmundjen tek njerëzit sot.

Varicela

Infeksioni primar i varicelës, u diagnostikua gabimisht deri në fund të viteve 1800.

Në vitet 1950, shkencëtarët dalluan varicelën nga herpes zoster (herpes) dhe kërkimet pasuese çuan në zhvillimin e vaksinës së parë në Japoni në vitet 1970.

Vaksina u licencua për përdorim në SHBA në vitin 1995.

Hepatiti B

Hepatiti B është një virus më i ri dhe u zbulua nga Dr. Baruch Blumberg në vitin 1965.

Vetëm katër vjet më vonë, ai krijoi vaksinën e parë të hepatitit B duke përdorur një formë të virusit të trajtuar me nxehtësi.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, në 1981, FDA miratoi vaksinën e parë të disponueshme komerciale të hepatitit B, e cila përfshinte mostrat e gjakut nga dhuruesit e infektuar.

Pastaj, në vitin 1986, një vaksinë e re e përgatitur sintetikisht që nuk përdor produkte të gjakut zëvendësoi modelin origjinal.

Meqenëse Hepatiti B mund të shkaktojë kancer të mëlçisë, vaksina u konsiderua gjithashtu vaksina e parë anti-kancer. /Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb