Qytetërimi njerëzor ka përshkuar një rrugë të gjatë në një kohë të shkurtër. Jo shumë kohë më parë, burimi ynë kryesor i energjisë ishte fuqia e muskujve, shpesh duke bërë punë të vështira. Ndërsa sot shumë më tepër energji është në dispozicion nga lëndët djegëse, energjia bërthamore, ajo diellore dhe burime të tjera, që na shërbejnë pa u djersitur shumë.

Po sa larg mund të shkojë civilizimi? Është me gjasë e pamundur të thuhet se sa larg mund të shkojnë civilizimet në fusha si arti apo qeverisja, sepse gjëra të tilla nuk mund të maten ose parashikohen, por përdorimi i energjisë është i matshëm dhe është përmirësuar me kalimin e shekujve.

Astrofizikanti Nikolai Kardashev, përshkroi një skemë për klasifikimin e civilizimeve sipas sasisë së energjisë që ato kanë nën kontroll, në mënyrë që të vlerësonte llojin e civilizimit të nevojshëm për të transmetuar informacionin midis yjeve.

Ai e përcaktoi Tipin I si komandues të energjisë në dispozicion të njerëzimit në vitin 1964. Tipi II mund të shfrytëzonte energjinë e një ylli si Dielli ynë, dhe Tipi III do të zotëronte energjinë e të gjithë yjeve në një galaktikë si Rruga e Qumështit.

Përdorimi i energjisë së yjeve, mund të tingëllojë si një trillim shkencor, por panelet diellore po i shndërrojnë tashmë po kthejnë rrezet e diellit në energji elektrike në një shkallë modeste, si në Tokë ashtu edhe në hapësirë.

Xherald O’Nell dhe të tjerët, kanë parashikuar ndërtimin e vendbanimeve rreth orbitës duke thithur rrezet e Diellit, ndërsa Friman Dajzën, ka parashikuar ndërtimin e objekti në formë sfere ose një tufë objektesh, të cilat shfrytëzojnë dritën e një ylli.

Karl Sagan sugjeroi përdorimin e numrave arabë në vend të numrave romakë të Kardashev, për të lejuar paraqitjen e nënndarjeve dhjetore, ndërsa sugjeroi nivele më të njëtrajtshme të fuqisë. Ai e ri-përcaktoi Tipin 1 si 10 në fuqi 16 vat – afërsisht sa fuqia e rrezeve Diellit që bien mbi Tokë.

Ai i rrumbullakosi nivelet e Tipit 2 dhe 3, përkatësisht në 10 në fuqi të 26 dhe 10 në fuqi të 36 vat. Në këtë mënyrë kategoritë planetare, yjore dhe galaktike rriten me një normë prej 10 në fuqi të 10, ose 10 miliardë.

Në vitin e fundit 2015, konsumi i energjisë njerëzore ishte 1.7 x10 në fuqi 13 vat, ose Lloji 0.72. Ne jemi ende larg nga të qenit një civilizim planetar i Llojit 1.0 me një faktor afërsisht 600. Në vitin 1800 ishim Tipi 0.58, ndërsa në vitin 1900 ishim Tipi 0.61.

Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2015 ishte 2.300 vat për person, ose 23 herë më shumë se 100 vat që prodhon metabolizmi i njerëzve kur pushojnë. Por nuk është shumë herë më shumë se sa 500-1.000 vat, që mund të prodhojë një njeri kur punon shumë.

Kohët e fundit unë e zgjata shkallën. Lloji 0 është 10 në fuqi 6 vat ose 1 megavat, që vlen më tepër fushën e biologjisë sesa në astronomi, sa fuqia muskulore e disa balenave blu, ose e disa mijëra njerëzve. Kjo mund të duket si një pikë gati zero, pasi një civilizim që komandon kaq pak fuqi, nuk do të kishte mjaftueshëm për të transmetuar sinjale tek yjet e tjerë.

Tipi 4 është 10 në fuqi 46 vat, ose afërsisht sa fuqia e të gjithë yjeve në Universin e vëzhgueshëm. Një përdorim i shkallës, synon të na ndihmojë të parashikojmë të ardhmen e civilizimit tonë, të paktën nga perspektiva e energjisë.

Nëse konsumi i energjisë rritet me një normë modeste vjetore prej 1 për qind, ne do të arrijmë Tipin planetar 1 pas afro 600 vjetësh dhe Tipin 2 yjor pas 3.000 vjetësh. Kjo normë e thjeshtëzuar e rritjes, do të na vinte në shkallën galaktike të Lloji 3 pas 5.000 vjetësh, që është pothuajse me siguri e gabuar, pasi disa pjesë të galaktikës sonë janë dhjetëra mijëra vjet dritë larg, dhe për të arritur atje ne do të duhet të udhëtojmë më shpejt sesa drita.

Sigurisht, ekzistojnë shumë kufij për rritjen – popullsia, toka, ushqimi, materialet, energjia, etj. Por njerëzit kanë një histori të punës rreth kufijve të tillë. Për shembull në prodhimin e më shumë ushqim me mekanizimin e bujqësisë, më shumë hapësirë ​​për të jetuar në godina të larta, dhe më shumë energji nga burime të ndryshme.

Është e vështirë të dihet nëse civilizimi ynë do të shkojë ndonjëherë shumë përtej shkallës sonë aktuale. Por gjetja e provave të civilizimeve të tjera, mund të na ofrojë një perspektivë.

Nëse parashikojmë transmetimin e sinjaleve aliene në të gjitha drejtimet gjatë gjithë kohës, atyre do t’u duhen një fuqi prej 10 në fuqi 15 vat ose sa 100.000 termocentrale të mëdha për të gjeneruar një sinjal, që mund ta zbulojnë kërkimet tona nga 1 mijë vit dritë larg duke përdorur Teleskopin Green Bank me diametër 33 metra.

Kjo do të thotë që ne duhet të supozojmë të paktën një civilizim të shkallës planetare të tipit 0.9 – dhe dukshëm më të lartë, pra një civilizim qindra ose mijëra herë më i përparuar se i yni. Kjo duket shumë optimiste, edhe pse ia vlen të kërkohet.

Nëse parashikojmë që civilizimet të thithin shumë nga drita e një ylli me strukturat të posaçme, atëherë mund të zbulohen gjurmë si nxehtësia e mbeturinave që rrezatohen në spektrin e rrezeve infra të kuqe. Nga ana tjetër, ne parashikojmë që një civilizim alien të transmetojë drejt një ylli në të njëjtën kohë, duke përdorur një antenë të madhe të madhe si “Fast” në Kinë, atëherë ne duhet të supozojmë një energji prej si 10 në fuqi 8 vat ose 1/10 e një termocentrali të madh, edhe pse sinjali mund të dallohet vetëm kur rrezja e gjilpërës së antenës të drejtohet tek një yll i synuar.

Për të kapur sinjale të përhershme si ai, do të na duhen ndoshta sisteme marrëse që monitorojnë zona të mëdha të qiellit për periudha të gjata kohore. Dhe ne nuk mund ta bëjmë ende këtë në frekuencat e mikrovalëve, ku shumë ekspertë mendojnë se mund të transmetojnë alienët.

(Marrë me shkurtime nga “Centauri Dreams” – Nga Robert H. Grey – Bota.al)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb