Gianfranco Zola beson se Eden Hazard ka akoma vend për t’u përmirësuar dhe mendon se belgu mund të konkurrojë për çmimin kryesor individual të futbollit.

27-vjeçari është votuar lojtari i 7-të më i mirë i vitit nga FIFA pas një Botërori të suksesshëm dhe ka vijuar me paraqitjet e nivelit të lartë te Chelsea këtë sezon.

“Sa më shumë luan Eden, aq më shumë përmirësohet,” shprehet ish-sulmuesi i Chelsea-t, që tani është asistenti i trajnerit Maurizio Sarri.

“Mendoj se Eden ka bërë një Botëror të shkëlqyer. Ai është një lojtar që sa vjen e përmirësohet.

“Nuk mendoj se e ka arritur maksimumin e tij.

Ai mund t’i përdorë aftësitë akoma më mirë. Sa më shumë të luash në nivelet e larta, aq më shumë eksperiencë ke, dhe përmirësohesh dhe mëson të përdorësh aftësitë e tua në mënyrë më efikase.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: