Prej më shumë se një ore tashmë, rrjetet sociale si “Facebook”, ”Whatsapp” dhe “Instagram”, kanë dalë jashtë funksionit, duke paralizuar qasjen në to te miliona njerëz në të gjithë botën.

Ata e kanë shprehur shqetësimin e tyre në “Twitter”. Disa përdorues, shprehen se probleme këto aplikacione dhe në vende si Indonezi, Malajzi e Holandë. Disa nuk i kursejnë notat e humorit ku thonë se kanë menduar fillimisht që problemi qëndron te interneti dhe kanë bërë ristarte në telefonat e tyre.

Disa të tjerë, lajmërojnë se kanë hequr Whatsapp-in nga telefoni, duke pretenduar se problemi qëndron pikërisht në të.

Mirëpo, ka dhe nga ata përdorues që e shohin këtë ngrirje si mundësi shumë e mirë shplodhjeje dhe relaksi që na shkakton përdorimi i rrjeteve sociale, edhe pse duhet pranuar se në këtë epokë digjitale përdorimi i tyre është i domosdoshëm për shoqërinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb