Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në 25 prill Shqipëria do të përjetojë përmbysje të madhe dhe jo thjesht rotacion. Për këtë deklaratë ka ardhur reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan me ironi se sa mirë bën fushatë presidenti, dhe i kujton Metës se çfarë ka thënë vite më parë për kryedemokratin Lulzim Bashën.

“SA MIRE QE BEN FUSHATE TI!

E NGATERROJ UNE APO ESHTE I NJEJTI QE KA THENE:

LULZIM BASHA TE GENJEN EDHE PER OREN?”, shkruan Braçe me ironi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb