Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”. Një hapësirë e intervistës në studio iu kushtua pyetjeve të publikut. Qytetarët pyetën mjekun e njohur për shumë tematika që lidhen me COVID-19.

Brataj tha se studime të shumta tregojnë që virusi prodhon antitrupa në organizëm deri në 12 muaj, ndërsa shtoi se është ende e paqartë nëse qytetarët do të duhen t’i nënshtrohen një tjetër vaksine pas përfundimit të kësaj kohe.

Ai tha se gjaë periudhës së pandemisë, një tregues tjetër i mirë ishte fakti që qytetarët mësuan se shërbimi mjekësor ekziston.

Ai nxiti qytetarët që për çdo këshillë apo shqetësim që do të kenë të telefonojnë 127-ën.

Sa kohë na mbron vaksina anti-COVID. Në vjeshtë ose dimër duhet ta ribëj vaksinën?

Skënder Brataj: Ne 1 vit kemi që kanë nisur vaksinimet, nga janari kanë nisur në Shqipëri. Studimet e fundit kanë treguar që ka një zgjatje të madhe. Mendohet që të jetë si viruset e tjera që ka dhe disa vite, ose mendohet që mbrojtja të jetë e përhershme. Antitrupat mendohet se qëndrojnë në trup deri në 12 muaj. Studimet po bëhen në kohë të ndryshme. Unë mendoj që do të ketë edhe nga antitrupat do të qëndrojë më gjatë.

Ka rënë fluksi i telefonatave te 127?

Skënder Brataj:
Ka mbetur te 2 mijë thirrjet. Njerëzit kërkojnë ndihmë për gjithçka. Deri në këto momente që nga 9 marsi i vitit të shkuar janë gjithsej mbi 900 mijë telefonata. Njerëzit provuan që ka një shërbim që përgjigjet në 24 orë çdo ditë.
215 mijë këshillime në këto muaj s’janë prapë. Ky shërbim do të jetë dhe numrat do të jenë të njëjtë. Sa i përket COVID-it janë shumë të ulëta telefonatat. Njerëzit janë të lodhur dhe kërkojnë që problemet e vogla t’i zgjidhin vetë.

A ka diferencë nga një vaksinë në tjetrën, sa i përket mbrojtjes?

Skënder Brataj: Ka ndryshime mes vaksinave, nga ato që kanë raportuar prodhuesit. E mbani mend kur doli ideja e një dozë të tretë të PFIZER-it. Fauci tha që kjo vlerësohet nga ekspertët, e jo prodhuesit. E rëndësishme është që çdo vaksinë ka një shkallë të lartë imuniteti. Të mbrojtur janë gjithmonë. Kështu që vaksinimi, kalimi i sëmundjes dhe masat, besoj që janë armët më kryesore. Të keqen më të madhe e kemi kaluar.
Kur do t iki plotësisht pandemia?
Besoj nga pranvera e vitit që vjen.

Duke iu referuar rastit të futbollistit të Danimarkës Christian Eriksen, Brataj, tregoi të gjitha rrugët që duhet të ndjekë një qytetar ku ndeshet me situata të arrestit kardiak.

Mjeku sugjeroi, që qytetarët në të tilla raste të telefonojnë 127-ën dhe me ndihmën e mjekëve të mësojnë se si dhurohet ndihma e parë. Kjo sipas mjekut do të jetë thelbësore për shëndetin e të sëmurit.

“Kur flasim për arrest kardiak siç ndodhi në atë moment, derisa të vijë profesionisti duhen 10 minuta. Ne tentojmë të blejmë kohën, edhe për një qytetarë që nuk ka bërë trajnim, e mësojmë se si të reagojë dhe të shpëtojë. Nëse ne 10 minuta 15 minuta nuk bëjmë asgjë, mund ta rikthejmë në jetë, por individualiteti është i madh. Sytë e duart e qytetarit, janë sytë dhe duart tona.

Nëse një person e prek dhe flet e nuk të përgjigjesh, pickoje, nëse s’të përgjigjet, vendose të shtrirë me bark, e ta shtyjmë fort gjoksin e tij. Ato 5 litra gjak që janë në qarkullim, do të thotë që marrin oksigjen. Ndërkohë ekipi është nisur. Kur shtypim gjoksin, i kemi garantuar jetën dhe cilësinë e jetës. U pa më së miri te rasti i Eriksen. Ne këshillojmë 127 sepse do të merret një orientim. Ka pasur raste, ku një person nga Golemi ndoqi këshillën tonë dhe ai person mbijetoi”, përfundoi Brataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb