TIRANE

Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoari Selimi, po shijojnë pushimet në Los Angeles. Çifti i njohur njihet për jetën luksoze dhe udhëtimet e shumta që bëjnë.

Xhupi

Po ashtu edhe veshjet janë me të markave të shtrenjta. Gjatë pushimeve të tyre të fundit në Los Angeles, ajo çfarë na e ka tërhequr vëmendjen është xhupi blu i Marinës.

Faqja “What they wearin” në Instagram, ka zbuluar se ky xhup i markës Gucci kushton plot 6845€. Marina ka qëndruar tek po e njëjta markë edhe për syzet të cilat kushtojnë edhe ato plot 750 euro. Në total xhupi dhe syzet kushtojnë 7595 euro. Kushton kaq makina juaj?

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb