Në një raport të Bankës Botërore thuhet se pandemia Covid 19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme deri në 115 milionë njerëz në të gjithë botën. Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se pandemia bllokoi sektorët kryesorë ekonomikë, teksa vendi sapo kishte filluar rikuperimin e dëmeve të tërmetit. Për vitin 2021 nxitësit kryesore të rritjes ekonomike do te jete sektori i shërbimeve, udhëhequr nga turizmi.
-COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 të Bankës Botërore. Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.

-Në pjesën dedikuar Shqipërisë raporti vëren se teksa vendi filloi fazën e rindërtimit nga tërmeti, COVID-19 e detyroi atë të bllokonte sektorët kryesorë ekonomikë. Mbylljet e bizneseve, dëmtuan prodhimin duke tkurrur PBB. Sipas raportit, nëse supozojmë se pandemia do të zbehet deri në fund të vitit 2020, PBB do të rimëkëmbet me 5 përqind në 2021 dhe rindërtimi i mëtejshëm i dëmeve të tërmetit duhet të nxisë rritjen ekonomike. Sipas këtij skenari të rimëkëmbjes, rritja ekonomike do të jetë 10.7 përqind më e vogël sesa parashikimi qe banka Botërore beri per vitin 2021 para pandemisë COVID-19.

Investimet private dhe publike do kontribuojnë në rritjen ekonomike, ndërsa nxitesit kryesore do te jene sektori i shërbimeve udhëhequr nga turizmi. Deficiti i llogarisë korente pritet të zvogëlohet në 11 përqind të PBB-së. Rritja e importit do të shkojë në 12.8 përqind në 2021, teksa investimet në infrastrukturë përshpejtohen. Me rritjen e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rikuperohen në 27.6 përqind të PBB-së deri në 2022-2025. Borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të bjerë gradualisht për periudhën afatmesme, në përputhje me angazhimin e autoriteteve për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale. Perspektiva e punësimit varet kryesisht nga rikuperimi të sektorëve të shërbimeve dhe shumat e investuara në rindërtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: