Tashmë ne Shqipëri mbajtja e maskës që prej ditës së mërkurë është e detyrueshme në ambiente të mbyllura, si zyra, mjedise të administrates, shkallë pallatesh, ashensorë, supermarkete, tregje, ne njësitë e shërbimit apo dyqane.

Por ne ambiente te hapur duhet te ruhet distanca dhe maska nuk është e detyrueshme. Kur ndërgjegjja qytetare nuk mjafton ndërhyn ligji që parashikon fillimisht penalitet ne vlerën e 2 mije lekëve të reja për ata që maskën nuk e mbajnë në mjedise të mbyllura. Nga vëzhgimi i ekipit të News 24 në terren vihet re se në ambientet e brendshme të disa bizneseve në Tiranë ligji nuk zbatohet. Maska nuk mbajnë të gjithë dhe ligjin siç duket pak e respektojne.

Rezulton se të më të bindurit janë mosha e tretë ndersa moshat e reja tashmë janë targeti për shkak se nuk zbatojnë rregullat, duke vënë në rrezik kështu shëndetin e prindërve dhe të afërme të tyre.

Keto dy zonja thone se nervozohen me ata që në mjedise të mbyllura nuk e vendosin maskën per te parandaluar virusin.

Nga vëzhgimi në terren nuk pamë forca të rendit që monitoronin subjektet tregtare apo ambientet e mbyllura për respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

E ndërsa qytetarët duhet të mësohen me këtë normalitet të ri dhe ta bëjnë detyrimisht maskën forcë zakoni e pjesë të pandashme të përditshmërisë, dhjetra deputetë në Parlament treguan këtë të enjte sa moskokëçarës janë kur vjen puna për të respektuar ligjin. Ishin të rrallë ata qe i mbajtën korrekt maskat. Disa ligjvënës u shfaqen pa maska fare ose duke ndjekur trendin e fundit me maskën te ulur tek mjekra. Nuk munguan rrotullimet e maskave neper duar, te tjere kishin gjetur mënyra për t’i afruar provizorisht pranë gojës teksa regjia qendrore e kuvendit përcillte planet live.

Këta deputetë jo vetëm qe nuk e respektuan ligjin por përcollën edhe shembull tejet negativ për qytetaret.

Pyetja qe lind është a do binden qytetarët në masë për të respektuar rregullin më të ri, dhe a do këtë diferencime në ndëshkime për ata që nuk e zbatojnë atë, edhe kur shkelësit janë ligjvënësit vetë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb