Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Përpos karrierës së tij të gjatë në muzikë, ai viteve të fundit është vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen me Sara Hoxhën.

Së fundmi, Ledri ishte i ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ku ndau detaje interesante nga lidhja e tij me blogeren. I pyetur se çfarë kishte Sara që i fitoi zemrën, reperi u shpreh se si fillim paraqitja dhe më pas zemra e saj.

“A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet,”-tregoi Ledri.

Pas kësaj deklarate të reperit, ajo çfarë mori vëmendjen më të madhe ishte reagimi i Donald Veshajt.

“Sa problem është ajo kur është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë,”-është shprehur Donaldi.

Nuk është hera e parë që moderatori përdor emisionin e tij, për të përçuar mesazhe ose “thumbuar” persona të tjerë, sidomos ish-banorët e Big Brother Vip. Kjo fjali e papritur e Donaldit u konsiderua si një “thumb” i drejtëpërdrejtë për Trixën.

Nuk ngjitëm”/ Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Beatrix – Lifestyle

Madje, doza dyshimi këtij reagimi ia shtoi edhe ndërhyrja e Romeo Veshajt, i cili ndër dhëmbë u shpreh: “Nuk ka lidhje, nuk ka lidhje.”

Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në BBV, madje lidhja e tyre u konsiderua tradhti ndaj Bora Zemanit, me të cilën aktori shkëmbeu puthje vetëm pak javë para se ti shprehte ndjenjat këngëtares.

Por kjo dashuri e shumëpërfolur, u shua shumë shpejt dhe krisja e marrëdhënies nisi në BBV, për të përfunduar menjëherë pasi dyshja mbylljes së spektaklit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb