Tualeti është një prej zonave të shtëpisë që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje për sa i përket pastërtisë

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të gjesh fije flokësh apo mbetje të pastës së dhëmbëve në lavaman. Por si mund t’ia dalim që tualeti të jetë gjithnjë i pastër?

Zgjidhja më e mirë është që ta pastrojmë çdo ditë nga pak.

Kjo nuk do të thotë që përditë duhet të dezinfektoni të gjitha sipërfaqet e tualetit, por e rëndësishme është të pastroni lavamanin dhe të mblidhni të gjitha fijet e flokëve që “pushtojnë” tualetin.

Po ashtu, është e këshillueshme që wc-në ta pastroni dy herë në javë, pasi është një pjesë që kërkon kujdes të veçantë për sa i përket higjienës.

Që tualeti të jetë gjithmonë i pastër është e rëndësishme ta pastroni me themel një herë në javë.

Planifikoni që një ditë në javë, kur të keni gjysmë ore kohë, të pastroni të gjitha pjesët e tualetit, përfshirë edhe pllakat e mureve dhe t’i dezinfektoni.

Ndërsa gjatë javës do të jetë e nevojshme të pastroni sërish vetëm lavamanin, wc-në dhe dyshemenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb