Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 3 vite shërbim prove ish-ministrin Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre.

Duke ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin Tahiri, Maliqi ka publikuar në “Facebook” një “bisedë” të improvizuar mes tyre, me të cilën deputeti nënkupton mënyrën si mund të jetë folur mes Ramës e Tahirit për thasët me euro të nxjerra nga droga.

Ja biseda e publikuar nga deputeti Maliqi.

Rama: Sajmo po na dalin nga hundet milionat e eurove nga droga, por mos u merzit se do e mbyllim me drejtesine sa te kemi ne dore vetingun.
Sajmo: Po shef, por pa ato miliona eurove sdo kishim marr pushtetin ne 2017 dhe ju sdo e kishit marre tepsine vetem.
Rama: Po Sajmo mgjse na merziten pak keta nderkombtaret se po te jete per Doktorin, Meten, Lulin e Monen ata le te flasin gjithe diten, ku pyesim ne sa te kemi thaset me euro, drejtesine dhe tepsin per vete. Sajmo: Po shef por kam dy vjet ne stres me prokuror, avokat, gjyqtare e media.
Rama: Sajmo mos u merzit se do kaloj sa te me kesh mua , se ne bashke e pyllezuam dhe gjelberuam vendin me hashash.
Sajmo: Po shef por une dua te vazhdoj karrieren politike mgjse ti e ke mendjen tek lali Eri?
Rama: Sajmo pa merak se do e mbyllim ne apel por sa te kalojne negociatat pas 18 tetorit dhe lali Eri vetem per fiq eshte,ne te dy jemi per mall ( droge ) se dhe e perdorim.
Sajmo: Po shef e vertet por kam degjuar qe Presidenti pas 18 tetorit do na dekoroj te dy, ty do te jap urdhrin e Skenderbeut dhe mua te Naim Frasherit mqse une nga Tepelena dhe Naimi komshi nga Permeti, si thua do e pranojme?
Rama: Sajmo mos e vrit se i rregulloj une keto pune, e kemi pak te veshtire me Doktorin dhe Meten se per te tjere rrime dhe 30 vjet me tepsin per vete, se popullin ti e ke pare dele eshte pastaj pa merak se kot se vura Sandrin minister rendi na duhet per lendet kimike dhe gaz lotsjelles,ti e ke pare vet qe populli sa afrohet, pak helm perdor policia ikin me vrap.
Sajmo: Po shef ke te drejte, ti je me i sigurt se mua se je ne bunkier i fortifikuar ne Surrel mbase vij dhe une me ty afer ndertoj dhe une nje bunkier.
Rama: Sajmo dakort por jo afer me mire shko ne Shengjergj se keta Amerikanet e nderkombtaret pak duan mgjse se vrasim sa te kemi Sorrosin

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb