*Vjehrri dërgon 2 vrasës me pagesë për të hequr qafe dhëndrin
*Dhëndri u ofron më shumë para vrasësve dhe arrin të shpëtojë

Duket si një histori filmi e Tarantinos, por në fakt është një histori e vërtetë në Nju Jork. Anatoly Potik për të hequr qafe dhëndrin, Oleg Mitnik që po ndahej nga gruaja, dërgoi 2 vrasës me pagesë.

«Sa ju ofroi ai për të më hequr qafe? Mirë, unë ju jap më shumë…” dhe kështu shpëtoi Oleg Mitnik, një biznesmen i pasur me origjinë ruse që jeton në Newark.
Ai bindi vrasësit duke ju ofruar 50 mijë dollarë më shumë se kishte ofruar vjehrri i tij.

Të dy vrasësit morën paratë dhe ulën armët. Por nuk mbaron këtu, sepse më pas ngjarja mori rrjedhë tjetër. FBI mori në dorë hetimet dhe në burg kanë përfunduar vetëm dy vrasësit me pagesë.
Plani i vrasjes ishte i mirëorkestruar nga vjehrri Anatoly Potik, edhe ai biznesmen. Ajo që e shtyu atë të shtinte në dorë pasurinë e dhëndrit, që zotëronte një kompani anijesh ndërkombëtare, ishte divorci që po bënte nga e bija.

Mitkin ishte i impenjuar me divorcin nga e shoqja, bukuroshja Ronit, me të cilën prej 3 vitesh po luftonte për kujdestarinë e fëmijëve.

Vjehrri i terrorizuar se e bija do të humbte shumë pasuri nga sa gëzonte aktualisht, kishte menduar të zgjidhte problemin duke parë të nevojshme eliminimin e dhëndrit.

Por në fakt nënvlerësoi fuqinë e parasë. Oleg u ofroi vrasësve 50 mijë dollarë më shumë se vjehrri, madje 25 mijë euro ua dha kesh në dorë. Më pas pati një përballje mes tij dhe vjehrrit për sqarim. Kurse dy vrasësit, Boris Nayfeld dhe Boris Kotlyarsky përfunduan në pranga, nën akuzën e vjedhjes. E për të sqaruar dhe rolin e Ronit. Ajo nuk pati kurrë dijeni për asnjë nga këto plane të babait dhe burrit të saj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: