Shkrimtari i njohur Zija Çela në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 kujtoi mikun e tij të ndjerë, aktorin e madh Rikard Ljarja.

Ndërsa rrëfente, ai foli edhe për një ngjarje politike si ajo e vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu, me djalin e të cilit Bashkimin, Ljarja po regjistronte një film në ato kohë. I pyetur nëse u rrezikua disi aktori, Çela u përgjigj:

“Më shumë u fol se sa u rrezikua realisht. Syri i partisë atje në Kinostudio ishte i rreptë, nuk mund të shfaqej një film pa u kontrolluar. Nuk besoj se Rikardit i ka pëlqyer ajo ngjarje por Rikardi gjithmonë ecte me idenë: Unë jam qytetar që e respektoj shtetin. Ai ishte i ndërgjegjshëm, thoshte ne kemi shtet, unë jam qytetar i këtij shteti…”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb