Sabiani ka qenë i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother Vip. Mes lotësh, shumica prej banorëve përcollën këngëtarin deri te dera e shtëpisë, ndërsa ai refuzoi që të takonte disa prej tyre.

Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh, ndërsa ishte në nominim me Antonelën dhe Meridianin.

Por pavarësisht lotëve, në sy ra fakti se Sabiani kur u largua nuk u takua me disa prej banorëve, siç ishin DJ PM dhe Dagz, Einxhel, Beatrix, Sara apo Beniada, ndërsa në studio i quajti ata hipokritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: