TIRANE- Sadije Berisha i dërgon mesazh Arminës? Të paktën kështu duket në një status të sajin në Facebook, ku ajo flet për vajzat e reja në vendet postkomuniste, të cilat sipas Sadijes, nga varfëria detyrohen të bëhen dashnoret e burrave të martuar dhe me pushtet.

E ndërsa ky status duket se ngjan me një reflektim të sajin, ajo thotë se nuk do ta rrisë kështu vajzën e saj edhe pse nënvizon se: “Zemra ime rreh si e një gruaje të neglizhuar me fëmijë, e burgosur në një martesë të ngjashme. Nëse në këtë botë ka një vëllazëri burrash, ku gjendet ajo e grave? Pse gratë nuk ndalojnë së luftuari mes tyre për të ndalur këto abuzime?…

POSTIMI I PLOTE I SADIJES
19-­vjeçaret adoleshente kanë ambicie të bëhet dashnoret e burrave të martuar dhe me fëmijë dhe disa prej tyre e nisin këtë karrierë më të reja se kaq. Kjo është një mendësi aktuale mes vajzave në vendet ish-­komuniste si Shqipëria, Rumania etj. Burra të martuar dhe me pushtet, janë të prirur të përfitojnë nga
vajzat e reja që jetojnë në varfëri, duke u ofruar atyre një jetë me udhëtime luksoze fundjava në vendet që ato vetëm mund t’i shohin në ëndrra apo në televizion. Dhurata të shtrenjta, veshmbathje firmato i bëjnë këto vajza të duken më me fat në lagjen e tyre. Për fat të keq, këto nisin ta shohin veten e tyre si modele për vajzat e tjera të mjera dhe që dëshirojnë të njëjtën jetë përrallore, ku princi i martuar, nuk kursen asgjë për to.

Burra si këta, kanë 2 ose 3 vajza të reja për “shërbimet” e tyre dhe ndihen si mbretër të botës. Ndërsa gratë e tyre pranojnë tradhtinë dhe marrin përsipër rritjen e fëmijëve pa prezencën e babait. Gratë dhe fëmijët i vuajnë pasojat më shumë, pasi edhe divorci nuk është një zgjidhje e mirë në Shqipëri. Një grua e divorcuar me fëmijë gëzon një status të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” në tregun e beqarëve të një bote që udhëhiqet nga meshkujt dhe dëshirat e tyre egosite. Unë e kuptoj që kur je e varfër bën atë që di të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk i paragjykoj vajzat e reja dhe të varfra të vendeve postkomuniste. Jam me fat që nuk kam qenë e varfër asnjëherë që ta shes veten kaq ulët te dikush për t’u bërë dashnorja.

Por e kuptoj se varfëria i krijon këto situata dhe se disa prindër madje i shtyjnë vajzat e tyre që të sillen kështu për një jetë më të mirë. Unë shpresoj që vajzës sime ti mësoj vetëvlerësim dhe që t’i arrijë vetë ambiciet e saj, në vend që të bëhet dashnorja e ndonjë burri të martuar, duke shpresuar që ai të ketë mjaftueshëm para dhe njohje që asaj t’i hapen dyert. Dua t’i mësoj që të respektoj veten dhe gratë e tjera. Të jetë ambicioze mjaftueshëm për t’u bërë një model i mirë për vajzat e tjera të reja, duke u treguar atyre se mund të behën dikush në jetë edhe pa qenë nevoja për të bërë seks me njerëz të fuqishëm. Zemra ime rreh si e një gruaje të neglizhuar me fëmijë, e burgosur në një martesë të ngjashme. Nëse në këtë botë ka një vëllazëri burrash, ku gjendet ajo e grave? Pse gratë nuk ndalojnë së luftuari mes tyre për të ndalur këto abuzime?

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: