Edhe pse ka zgjedhur të rrijë larg zhurmës mediatike, vëmendja për të nuk mungon kurrë. E sidomos tani që jemi në prag të zgjedhjeve lokale, në mediat e shkruara, por jo vetëm, nuk mungon emri i saj. Është fjala për Sadije Berishën, ish- bashkëshorten e Shkëlzen Berishës. Pas divorcit, ajo udhëtoi drejt Suedisë, ku ka rindërtuar jetën së bashku me fëmijët.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen tonë këtë herë ka qenë një festë e ngushtë familjare që Sadija ka organizuar. Me sa duket, ajo ka vendosur të ndryshojë shtëpi dhe këtë ndryshim e ka festuar me miqtë e afërt. Fotoja që të bën më shumë përshtypje është teksa shfaqet me trëndafila në duar. Ajo që menduam fillimisht ishte se bëhet fjalë për ndonjë admirues sekret të saj, por ky detaj kaq i dashur nuk është nga ndonjë mashkull, të paktën jo mashkull admirues. Miqtë dhe të afërmit e saj e kanë mbushur shtëpinë e Sadijes plot me lule dhe dhurata që, me sa duket, kanë lënë shije mjaft të mirë për të aq sa ka vendosur t’i ndajë me miqtë virtualë.

Nga ana tjetër, edhe mikpritësja i ka ‘përkëdhelur’ me ushqimin aq special që vetëm ajo di ta bëjë. Sa i përket së përditshmes dhe faktit se si ka vijuar jeta pas divorcit, Sadija vazhdon të mbetet hermetike. Me aq sa mund të shihet nga rrjetet sociale, duket se për të gjithçka po shkon më së miri. Në një formë perfekte dhe e rrethuar me shumë dashuri, Sadija po vijon jetën si nënë beqare.

 

(m.k/Vip Pages/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb