Edhe kur nuk shënon, Armando Sadiku e gjen mundësinë për të qenë protagonist me ekipin e tij, Luganon.

Sulmuesi shqiptar ka ndihmuar skuadrën zvicerane të marrë një fitore tepër të vlefshme për të mbajtur edhe një javë vendin e 3-të në kampionat që të siguron pjesëmarrjen direktë në fazën e grupeve të “Europa League”.

Carlinhos Goal – Lausanne 1-2 Lugano 28-05-2017 by footy-goals
Në suksesin 2-1 ndaj Lozanës, Sadiku nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, por ka dhënë asistin për golin e Karlinjos në minutën e 69-të, që vulosi përmbysjen e ekipit dhe suksesin 2-1.

Falë edhe rezultateve të ndeshjeve të tjera, tani Lugano gjendet e shkëputur me 3 pikë nga Sioni i vendit të katërt dhe i mjafton 1 pikë në ndeshjen e fundit për të mbyllur kampionatin në këtë pozicion dhe për të filluar të mendojë për Ligën e Europës pa u shqetësuar për turet kualifikuese.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb