Zyrihu i Burim Kukelit dhe Armando Sadikut nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në fushën e vet. Ndeshja ndaj rivalit direkt, Vijareal u mbyll me shifrat 1-1. me këtë rezultat ekipi zvicerian zbret në vendin e fundit të renditjes si pasojë e golaverazhit në kuotën e 6 pikëve.

Nga minuta e parë në fushë për Zyrihun ka qenë Burim Kukeli, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë.

Ndërkohë teksa sfida ishte 0-1 për spanjollët, trajneri i zvicerianëve nxjerr nga fusha mesfushorin në minutën e 79′ për të futur në lojë Sadikun. Ndryshimi vjen i menjëhershëm, teksa Zyrihu barazon rezultatin falë një 11 metërshi të kthyer në gol nga Rodriguez.

Me këtë rezultat ekipi zvicerian zbret në vendin e fundit të renditjes si pasojë e golaverazhit në kuotën e 6 pikëve.

(e.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: