E ardhmja e Armando Sadikut, sulmuesit të kombëtares shqiptare, është mjaft enigmatike pasi në orët e fundit të mbetura të merkatos ai mund të lërë Poloninë dhe Legia-n.

Mediat spanjolle kanë raportuar sot se ekipi i Levantes në “La Liga” po përgatit një ofertë 1 milionë euroshe për 26-vjeçarin pasi kërkon të përforcojë grupin për të mos vënë në diskutim qëndrimin në kampionatin elitar iberik.

Sadiku që prej transferimit te Legia nuk ka marrë minutat e duhura dhe kjo lëvizje mund të shërbejë shumë për të. Lajmi për kalimin e tij në Spanjë është raportuar edhe nga mediat polake.
diku
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb