Pritjes i erdhi fundi, Armando Sadiku është gati për të debutuar me skuadrën e Levante-s. Pas 3 ndeshjesh jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar “bomberi” i Kombëtares është i gatshëm për të dhënë kontributin për ekipin e tij në ndeshjen që luhet sonte kundër Betis.

26-vjeçari i cili u transferua në ditën e fundit të merkatos në “La Liga” mbeti për disa ditë jashtë skuadrës pasi pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit pak para ndeshjes me Real Madrid.
ergtr-470x462 (1)
Gjithçka tani është lënë pas dhe duke u nisur nga krahasimi i vetë lojtarit, “Ferrari” mund të thuhet se është gati të ‘lërë garazhin’ dhe të ndez motorët për të demonstruar aftësitë e tij në një nga kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
sADIKU5-470x321
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb