Armando Sadiku që pas transferimit te Lugano nuk po ndalet së shënuari. Sulmuesi elbasanas në takimin e fundit në kampionat që përfundoi pak minuta më parë, ka realizuar golin e 5 në 5 ndeshjet e fundit. Por këtë radhë, rrjeta e tij i ka shërbyer për pakgjë ekipit të Luganos, i cili shënoi një humbje të turpshme përballë Tun.

Skuadra e Sadikut bëri një pjesë të parë të tmerrshme, duke pësuar 4 gola njëri pas tjetrit, me kundërshtarët që gjenin rrjetën thuajse me çdo gjuajtje në katërkëndor. Tramexani zëvendësoi portierin në pushimin e ndeshjes, por pak minuta pas rifillimit të lojës, pësoi edhe golin e pestë, në një ndeshje që po kthehej në makth.

Për të evituar përmasat katastrofike të humbjes menduan Karlinjos dhe Sadiku, të cilët në minutat 87 dhe 88 gjetën rrjetën duke vulosur rezultatin 5-2 që gjithsesi mbetet shumë i thellë dhe kthen me këmbë në tokë Luganon që kishte filluar të ëndërronte për Europën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb