Armando Sadiku, autori i 2 golave në miqësoren kundër Turqisë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka deklaruar se ai përgatitet që në çdo 90 minutësh të ndëshkojë kundërshtarin.

Kishe besim se sot do realizoje?

Besimi nuk më mungon çdo ndeshje. Sa herë futem në lojë dua të shënoj gol. E përgatis ndeshjen në këtë mënyrë.

Sa mirë ndihesh me Odise Roshin?

Po funksionin. Me Roshin kam një miqësi mjaft të mirë si brenda dhe jashtë fushe. Ai është shumë i shpejtë dhe kjo është akoma më e thjeshtë për mua. Jo vetëm Roshi por edhe Grezda është shumë i shpejtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: