Armando Sadiku i është nënshtruar sot operacionit në gjurin e majtë për riaftësimin pas dëmtimit të pësuar në kampionatin zviceran. Sulmuesi ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në një spital në Zyrih dhe menjëherë i është drejtuar rrjeteve sociale për të treguar nëpërmjet një postimi se gjithçka kishte shkuar mirë dhe priste me optimizëm për të filluar punën për t’u rikthyer në fushë.

“Sapo mbarova operacionin në menisk dhe gjithçka shkoi mirë”, shkruan ndër të tjera sulmuesi i përfaqësueses.

“Tani fillon pjesa më e vështirë, pjesa e rikuperimit. Edhe duhet shumë punë. Sigurisht që mua nuk me mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë që kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë dhe sakrificë, sidomos në këto momente ku Shqipëria ime ka nevojë për mua”, ishin fjalët e sulmuesit i cili u ka bërë edhe një urim shokëve të Kombëtares për suksese në dy ndeshjet e radhës./panoramsport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: