Armando Sadiku nuk ka zbritur në fushën e lojës me skuadrën e Zyrihut ndaj Osmanlispor. Edhe pse sulmuesi u shfaq dje në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Uli Forte duke u shprehur i gatshëm për të luajtur në Europë, futbollisti dhe stafi kanë vendosur që të mos rrezikohet situata e dëmtimit të tij.

Për këtë arsye, Sadiku është lënë pushim në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Europës dhe pritet që kthimi në fushë i tij të bëhet vetëm në ndeshjet e kampionatit që luhen në këtë fundjavë.

Në fakt, ky lajm duhet të kënaqë edhe trajnerin De Biazi, i cili nuk do të dëshironte që sulmuesi më në formë i kombëtares në këtë sezon, të rrezikonte përkeqësimin e dëmtimit në gjurin e majtë, percjell panoramasport. Sadiku pritet të jetë rregullisht në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e kombëtares kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës dhe të nisë këto dy sfida si titullar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: