Armando Sadiku ka lënë më në fund pas krahëve periudhën e errët, që kaloi te spanjollët e Levantes dhe me rikthimin e tij në kampionatin helvet, e vazhdon menjëherë aty ku e ka nisur.
Në të parën si titullar kundër Luzernës, Armando Sadiku shënoi golin e vetëm, që rezultoi dhe ai i fitores për Luganon.
Ndaj, pesha e këtij goli ka bërë që helvetja “Blick” ta zgjedhë sulmuesin e Kombëtares kuqezi në formacionin ideal të javës.