Levante e Armando Sadikut është turpëruar sot në transfertë teksa është mundur me shifrat e thella 3-0 nga Real Sociedad.

Ekipi i qytetit të Valencia-s vijon rezultatet negative duke marrë humbjen e dytë radhazi dhe duke regjistruar ndeshjen e 13 pa fitore. Ashtu si edhe në dy sfidat e mëparshme sulmuesi shqiptar nuk ka qenë i grumbulluar dhe sfidën e ka ndjekur nga tribuna.

Levante ndodhet në vendin e 17 në renditje me 20-t pikë, 2 më shumë se vendi i fundit që të zbret nga ‘Segunda Divizion’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb