Armando Sadiku nuk do të largohet nga Malaga dhe do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Ligës 2 spanjolle edhe pas 30 qershorit, kur përfundon zyrtarisht periudha e huazimit. Kartoni I sulmuesit të kombëtares shqiptare është në pronësi të Levantes, por ai ka rënë dakord që të luajë me Malagën deri në fund të sezonit që do të mbyllet më fonë për shkak të shtyrjes së detyruar të kampionatit nga pandemia e Coronavirus.

Sadiku
Sadiku

Lajmi është bërë I ditur nga vetë klubi spanjoll, i cili ka zyrtarizuar shtyrjen e huazimit me Sadikun deri në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, pasi futbollisti shqiptar ka bërë një gjest të madh. Duke qenë në brendësi të problmeve të mëdha financiare të Malagës, ai ka pranuar të luajë pa pagesë pas datës 30 qershor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: