Liverpoli ka arritur të fitojë edhe në Portugali përballë Portos me rezultat 4-1, duke kaluar për në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-1. Liverpuli shkonte në “O’Dragao” me një rezultat mjaft të mirë nga ndeshja e parë, kur në “Anfield Road” pat triumfuar 2-0.
Sadio Mane ka realizuar golin e parë të kësaj sfide në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë, Liverpuli realizoi sërish në minutën e 65-të me anë të Mohamed Salah, ndërsa 4 minuta më pas, Porto do të realizojë golin e nderit, të vetmin në dy sfidat me anglezët. Militao shkurton diferencën, por Liverpuli do e rikthejë menjnëhërë në +2 diferenën e golave, me rrjetën e tundur nga Firmino në minutën e 77-të.

Minuta e 84-ët dhe Liverpuli shënon sërish, duke e kthyer mbrëmjen e sotme në një festë të madhe për tifozët e tij. Mbrojtësi shtatlart, Virgil Van Dajk, ka realizuar golin e katërt të takimit duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-6 për “Reds”-at. Liverpooli do të ndeshet me Barcelonën në gjysmëfinale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb