TIRANE- Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Natë me Xhaxhiun” për projektin e ri për të kaluar disa shërbime nga Hipoteka tek Noteri. Sadushi tha se me këtë projekt, disa shërbime qytetarët nuk do t’i kryejnë më te Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme por tek noteri, duke shmangur kështu radhët e gjata.

Sadushi tha se brenda javës do të bëhet edhe trajnimi i noterëve për realizimin e këtij projekti dhe për mënyrën e ofrimit të këtyre shërbimeve.

“Me projektin e ri disa shërbime do kryhen te noteri, dhe jo më në Zyrën e Regjistrimit. Brenda javës do të trajnojmë të gjithë noterët. Tashmë transaksionet apo kontratat do të kryhen nga noteri. Projekti i ri sjell lehtësim të madh edhe për biznesin. Çdo qytetar mund të paraqitet pranë noterit për shërbimin, ndërsa tarifat për regjistrimin nuk do të ndryshojnë”, tha Sadushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb