Presidenti, Safet Gjici, është i ftuar në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24” ku bëri një analizë të shkurtër për ecurinë e Kukësit

Gjici bëri fajtorë për prishjen e ekipit ish-trajneri Piter Pakult dhe drejtorin Nderim Nexhipi.

“Fusha na ka penalizuar. Besoj se do e marrim veten së shpejti. Kemi pasur edhe dëmtimi. Musolli një nga pikat më të forta ka pasur probleme, nga janari dhe shkurti do kthehet. Skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Do ta bëjmë ndërhyrje në janar. Ekipi u prish që në verë. Përgjegjësia është e ish-trajnerit dhe drejtorit Nexhipi. Morëm 14 lojtarë. U shfaqen probleme që në Kupat e Europës. E dimë që ekipi nuk mund të prishet në të gjithë repartet. Ka qenë faji i ish-trajnerit. Firmën e fundit e ka dhënë ish-trajneri. Prishi boshtin. Maksimumi duheshin 5-6 blerje, jo 14. Do marrim maksimumin nga ky ekip që është, u shpreh Gjici.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: