TIRANË-Regjizori Saimir Kumbaro ka sjellë fragmente nga puna e tij në vitet e trazuara 1991, kohë kur populli dëgjonte për herë të parë fjalimet mbi demokracinë. Kumbaro sjell momentin kur Edi Rama, Ardian Klosi, Sali Berisha dhe Kasem Trebeshina do të mbanin fjalime me kryefjalë demokracinë. Por, thotë Kumbaro, Berisha dhe treshja, Rama, Dani e Trebeshina patën një sherr mbi fjalimin para popullit dhe kasem Trebeshina u tërhoq me fjalët, ‘Demokracia paska lindur e vdekur!’.

“Janar 1991. Aso kohe disa aktiviste anti komuniste si Kolec Traboini dhe Mark Topallaj më përzgjodhën edhe mua në organizimin e mitingut të institucioneve artistike në hyrje të stadiumit ” Qemal Stafa”. Duhej trembur frika. Dikush duhej të fliste përpara popullit të Tiranës. Qëllimi qe:” Të trembej udhëheqja komuniste dhe të tronditej frika. “! U nisa si lajmës të njoftoja sa më shumë njerëz që të mblidheshin në sheshin para stadiumit. Të njëjtën gjë bënë edhe Koleci me Markun . U nisa drejt shtëpisë së Ardian Klosit dhe trokita. Hyra brenda dhe gjej aty Kasem Trebeshinen, Danin dhe Edi Ramën. I spjegova shkakun se përse kisha ardhë dhe qëllimin e mitingut. Pasi më dëgjuan pa hezitim pranuan pjesëmarrjen dhe secili të mbante nga një fjalë para popullit. Më kujtohet që në shesh pati edhe një konflikt mes Sali Berishës dhe treshes që do mbante fjalim. Kasem Trebeshina u fye dhe nuk e zgjati. “Demokracia paska lindur e vdekur!- tha dhe iku. Edi dhe Dani nuk u tërhoqën. Majë shkallëve secili mbajti fjalimin e tij aq të nevojshëm për të trembur frikën. Më kujtohet kur Rama tha: Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë” . Turma u ndez. Me pas foli Azemi, Mevlani, Marku, Rexhepi etj. Gjynah që ky eveniment nuk u filmua nga TVSH. Ndoshta materiali egziston në arkivin e ministrisë së brendshme”.

Regjizori vijon më tej rrëfimin në Facebook duke shtuar se ‘Kur shoh sot ca foto ku kryeministri përqafon ata që na nxinë si shqiptarë më kujtohet fjala popullore ” Burri luan, muri s’luan”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: