TIRANË- Spartak Braho, ish-deputet i LSI-së mund të rikthehet në parlament. Sot deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Pas këtij vendimi, duket se një nga politikanët më të vjetër, Spartak Braho ka mundësinë të hyjë në parlament. Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar, çfarë mund të sjellë refuzimin e mandatit.

Nëse Braho nuk e pranon mandatin, ai i kalon kreut të Forumit Rinor Eurosocialist Eljo Hysko, i cili renditej pas tij. Sigurisht që më parë dorëzimi i mandatit do bëhet në KQZ, e cila më pas do shpallë pavlefshmërinë e mandatit për të vijuar me hapjen e vakancës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: