Avokati i njohur, Sajmir Vishaj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Ligji i Dekriminalizimit është njësoj si vettingu që dogji prokurorët e gjyqtarët, ndaj edhe personat me rekorde kriminale duhet të mendohen mirë para se t’i futen politikës.

“Ligji i dekriminalizimit është vetting dhe si dogji subjektet e së drejtës do djegë dhe atë që pretendojnë të shkojnë si deputet me njërën apo tjetrën forcë.
Ndaj ambasadorja dha sot mesazhin që keni kujdes nga ata që vetëofrohen për të pastruar paratë. Të kenë kujdes qoftë ata që kryetari i partisë i ka xhan dhe qoftë ata që do hedhin thjesht para në fushtë, të gjithë do kontrollohen”, – tha ai.

Nga ana e tij analisti Arjan Vasjari tha se vetëm në momentin kur të ndërtohen institucionet nuk do flitet për për nivelin degradues të demokracisë në vend, duke shënjestruar kështu partitë politike.

“Ne e kemi jashtëzakonisht të ashpër ligjin në terma juridikë, por realiteti është shumë kompleks. Ne e dimë që përgjegjësia e këtij niveli degradues të demokracisë janë partitë politike. Nëse do ishim në një shtet normal ky debat nuk do shtrohej fare me partitë. Ne merremi me ato se ato e dominojmë sistemin. Zgjidha është vetëm 1: Të ndërtojmë institucionet”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb