Shënoi kundër Verder Bremenit dhe Erling Haland vijon të regjistrojë rekorde: 9 gola në 6 ndeshjet e para në Bundesligë dhe jo të gjitha të luajtura me minutazh të plotë, një gol çdo 44 minuta, shifra që e bëjnë mesataren e Levandovskit me një gol çdo 85 minuta të ngjajë shumë larg.

Sajti zyrtar i Bundesligës na kujton një serio rekordesh të bëra pluhur e hi nga 19-vjeçari: trigolëshi në 23 minuta të luajtura është më e shpejta në historinë e turneut dhe është i vetmi që ka bërë tre gola në debutim. Por Haland nuk është më i riu që ka shënuar një tregolësh, ky rekord i takon Valter Beçtoldit në vitin 1965, 7 vite përpara se të lindte i ati i Halandit, Alf-Inge.

Asnjë lojtar në historinë e Bundesligës nuk kishte shënuar 5 gola në dy ndeshjet e para të tij. Askush nuk ka bërë 7 në tre, 8 në 5 dhe 9 në 6 ndeshje. Paradoksal është fakti se në të vetmen ndeshje që ka luajtur 90 minuta, nuk ka shënuar.

Pako Alkaser, sulmues që u vlerësua shumë nga tifozët e Dortmundit për faktin se shënonte shpesh kur hynte si zëvendësues, i ishin dashur 72 minuta në total për të shënuar 5 gola. E dhënë fantastike, por që u mposht nga norvegjezi, të cilit iu deshën vetëm 56 minuta për t’u bërë shënuese më i mirë në historinë e Bundesligës duke hyrë si zëvendësues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb