Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një intervistë për Panorama TV tha se PS po përpiqet të pengojë votimin e qytetarëve durrsakë në zgjedhjet e 14 majit, pasi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Igli Cara siguron fitore në këtë bashki.

Bylykbashi tha se qeveria e Edi Ramës ka miratuar një vendim për prishjen e banesave në zonën e ish kënetës për të vazhduar projektin portit të Durrësit, dhe theksoi se kryebashkiakia Emiriana Sako është thjesht një ekzekutive e urdhrave të kryeministrit.

Sakaq deputeti theksoi se kandidati Cara ofron ndryshim për qytetarët pasi është një politikan që e njeh shuë mirë qytetin dhe se fitorja e tij do të sinjalizojë rënien e Ramës nga qeveria.

Pjesë nga intervista:

“Ne do ta mbrojmë votën, PS po përpiqet që durrsakët mos të votojnë. Durrësi do të jetë një goditje për Ramën. Zgjedhësve u garantoj se ajo do jetë e fshehtë, mjaftojnë që ta fusin votën për Igli Carën dhe do të numërohet ashtu siç është. Ai është politikani që njeh qytetin rrugë më rrugë, Durrësi ka nevojë të integrohet pasi zona rurale është braktisur. Të votojnë Igli Carën dhe Durrësi nis një garë të re, ne luftojmë të marrim sa më shumë bashki. Durrësi do japë sinjal shumë të jashtëzakonshme”.

Ku i bazoni këto pritshmëri?

Sondazhet reflektojnë dhe manipulime që bëhen nga qeveria, nuk arrijnë të kapin njerëzit që nuk duan të flasin. Ka shumë socialistë që thonë këta e kanë trashur zullumin, dhe atyre po i ikin fëmijët dhe po vuajnë njësoj. Nevoja për transformim, përtej politikës nuk ia kanë nevojën kryeministrit që thotë nuk do bashkëpunoj me opozitarët. Durrësi ka potencial për të prodhuar para, të kenë ambient të pastër, transport. Durrësi është kthyer në një këpucë, është shtëpi e madhe për ata që kanë vendosur të jetojnë aty, duhet të jetë integrues. Durrësi do sinjalizojë rënien e Ramës nga pushteti.

A ka përfunduar projekti i rindërtimit?

Ky është një tjetër skandal, është i zvarritur shumë banesa u ndërtuan. Ka qenë selektiv, kanë marrë dhe persona që nuk janë prekur. Janë zvarritur bonueset e qerave. Nuk mund t’i merret prona qytetarëve, kanë miratuara rregulla që parashikojnë prishjen e banesave në një pjesë të rëndësishme, të zonës së ish kënetës, pjesë e pazarit të portit të Durrësit. Do t’i merret prona, në zonën afër projektit të portit të Durrësit, i ngjajnë modelit të komunizmit. Kërkojnë t’i marrin banesat dhe do ia shembin falas, qeverisje kjo e cila nuk ka frikë prokurorinë dhe shtetin e të drejtës. Kryebashkiakia drejtore ekzekutive, Kryebashkia firmos çfarë i çon Rama. Ofron vetëm vazhdimin e një 23 vjeçare korruptiv, kriminal e grabitje të buxheteve, e kanë masakruar këtë qytet në aspektin ekonomik. Është betonizuar qyteti./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb