TIRANE– Sokol Sadushi do të jetë në krye të Shkollës së Magjistraturës. Sadushi është zgjedhur në krye, nga bordi i kësaj shkolle.

Në bazë të ndryshimeve ligjore kreu i Magjistraturës, nuk zgjidhet më nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë por nga bordi. Sokol Sadushi, ka ushtruar profesionin e juristit, fillimisht si prokuror dhe më pas si avokat dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga viti 1998 deri në vitin 2011.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: