TIRANE

Klea Huta dhe Elgit Doda janë kthyer në çiftin më të njohur e të komentuar të shoëbizit shqiptar, gjithçka rreth të cilëve përbën interes për publikun. Ata publikojnë shpesh foto romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe një pozë të tillë kanë tentuar t’a bëjnë edhe sot, por pa sukses.

  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa ndodhen në një vend piktoresk, larg zhurmës së qytetit dhe pranë qetësisë së natyrës, Klea dhe Elgiti kanë dashur të realizojnë një foto romantike. Ashtu siç ndodh zakonisht, për të realizuar një foto të bukur nuk është dhe aq e thjeshtë dhe ndonjëherë duhet të bësh sakrifica.

Këtë herë sakrificën duhet ta bënte Elgiti, i cili është munduar ta ngre Klean në krahë, por nga mimika e fytyrës së tij kuptojmë që nuk ishte e lehtë.

“Epo, gjithë ky peizazh, gjithë kjo kohë e bukur, do të bësh një foto romantike dhe befas ai kupton që je bërë sa një derrkuc. Më fal për mishin e këputur, shpirt”, -ka shkruar Klea mbi foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb