BRUKSEL – Pas sulmeve Bruksel, terroristi Salah Abdeslam nuk pranon të flasë më. Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens bëri të ditur se atentatori i Parisit, që u kap një javë më parë në Bruksel, nuk pranon të bashkëpunojë me policinë, që prej momentit kur ndodhën sulmet kamikaze në kryeqytetin belg.

Më herët, Salah Abdeslam u tregoi hetuesve se vëllai i tij, 31-vjeçari Brahim që hodhi veten në erë në Paris, vendoste gjithçka në lidhje me sulmet. Terroristi tha se vëllai i tij i siguronte paratë e nevojshme për gjithçka që duhej në lidhje me sulmet.

Lidhur me mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris, ku Salah Abdeslam refuzoi të shpërthente rripin me eksploziv në stadiumin “Stade de France”, 26-vjeçari tha: “Hoqa dorë kur parkova makinën afër stadiumit. Ndeza sërish makinën pa e ditur se ku do të shkoja”.

Ndër të tjera, Salah Abdeslam u tha hetuesve se nuk i njihte vëllezërit Bakraoui, që shpërthyen në Bruksel.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: