Pas fitores në finalen e Champions League, ylli i Liverpool, egjiptiani  Salah është shprehur shumë i lumtur me triumfin duke deklaruar se ka sakrifikuar shumë në karrierë, ndërsa i ka dhënë merita gjithë ekipit.

“Të gjithë janë të lumtur tani, jam i kënaqur që luajta finalen e dytë radhazi dhe luajta 90 minuta më në fund”, ka thënë Salah për BT Sport pas ndeshjes. Të gjithë bënë më të mirën e tyre , nuk ka paraqitje të mëdha individuale, i gjithë ekipi ishte i pabesueshëm”.

“Kam sakrifikuar shumë për karrierën time dhe të jem në këtë nivel është e pabesueshme për mua”, përfundoi ylli i Liverpoolit.

Golat fitoren e ekipit të  Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (2′) dhe Divock Origi (88′).

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb