Trajneri i Liverpool. Jurgen Klopp ka mohuar zërat se Salah do të largohet nga Liverpool. Mediat britanike shkruanin se Salah është i pakënaqur për shkak se nuk është emëruar kapiten tek Liverpool si dhe sepse është ulur në stol nga gjermani.

Klopp ka mohuar këto zëra duke theksuar se Salah është shumë në humor, formë të mirë dhe në moment të mirë dhe për të kjo është gjëja më e rëndësishme.

Sipas tij s’ka asgjë të vërtetë, dhe Klopp garantoi se nëse do kishte foto nga seanca e sotme stërvitore do e tregonte se Salah sot ishte paraqitur me buzëqeshje në fytyrë.

“Mo është në humor të mirë, në një moment të mirë dhe në të vërtetë formë të mirë – kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Ne nuk kishim fotografi këtë mëngjes, por nëse do t’i kishim, do ta kishit parë atë duke qeshur shumë. Gjithë pjesa tjetër është mirë për ju të shkruani, por, përbrenda, asgjë në të vërtetë.”- tha Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb