Prej ditësh, Mohammed Salah ka qenë në qendër të medieve europiane. Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata  në vitin 2023, teksa nuk përjashtohet një largim i mundshëm.

Sa i përket vazhdimit të bashkëpunimit të këtij lojtari me klubin e kuq, ka folur trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit të Champions League me Benfican, e programuar të luhet nesër.

Klopp shprehet me gjysmë-zëri: “Jam i lumtur. Nuk ka asgjë të re për të thënë. Palët po flasin me njëra-tjetrën dhe kjo është gjithçka që doja të dëgjoja”.

Iii

Dëshira e Klopp është që ai mos të lëvizë nga gjigandët e Premier League dhe tekniku gjerman po bën të pamundurën që ta mbajë në ekip.

Vlen të theksojmë se ylli 29 vjeçar ka kërkuar përmirësim të kushteve ekonomike. Salah përfiton 200 mijë paund në javë dhe është një nga më të paguarit.  Nëse do qëndrojë apo do largohet nga Liverpool një nga anësorët më të mirë në botë, këtë do e tregojë koha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb