Zërat se Momo Salah mund të largohet në fund të sezonit nga Liverpool sa vijnë e shtohen. Egjiptiani nuk duket më i lumtur me të kuqtë, nuk ka as një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Jurgen Klopp, detaje këto që mund të sjellin një divorc të parakohshëm. Në një intervistë për të përditshmes spanjolle “Marca”, Salah lë gjithçka të hapur për të ardhmen, një vendim që sipas tij i takon klubit:

Marca
Marca

“A e shoh veten larg Liverpool? Kjo nuk varet nga unë. Të shohim se çfarë do të ndodh, por preferoj të mos flas tani për këtë temë”, u shpreh Salah duke u ndalur më pas tek mundësia për tu transferuar në La Liga, në Serie A apo dhe të qëndrojë në Premier League: “Shpresoj vetëm që të luaj edhe për shumë vite të tjera. Nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodh në të ardhmen.., një ditë pse jo?. Kjo deklaratë e Salah tregon qartë se sulmuesi nuk është më i sigurt si më parë, dy vite më parë pasi Liverpool fitonte Champions League, egjiptiani i premtonte besnikëri “The Reds” por që nga ajo kohë gjërat me sa duket kanë ndryshuar shumë. Salah është një emër që preferohet shumë në Spanjë, ekipe si Real Madrid kanë shprehur shpesh interesimin për të, mbase ky është momenti i duhur për të trokitur në dyert e Liverpool me një ofertë konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb