Mes rasteve në rritje të futbollistëve që po dalin pozitivë ndaj COVID-19, në këto ditë po qarkullojnë shumë fake news si ajo lidhur me Dibalan dhe ajo që ka tronditur Egjiptin. Sipas disa zërave që qarkullojnë atje, Momo Salah ka rezultuar pozitiv ndaj një testi.

Por agjenti i lojtarit, Rami Abas, ka përgënjeshtruar menjëherë këta zëra dhe ka sulmuar personat përgjegjës. “është turp që këto gjëra kaq delikate thuhen në publik vetëm e vetëm për të marrë klikime. është e neveritshme dhe e frikshme në të njëjtën kohë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb