Muhamad Salah ka refuzuar sot një ofertë marramendëse nga skuadra e Real Madrid për t’u transferuar aty sezonin e ardhshëm, pasi ka vendosur të qëndrojë te Liverpool. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Mirror”, që shprehet se sulmuesi egjiptian ka pranuar ofertën prej 200 mijë stërlinash në javë që i ofron “reds”. Sezoni i parë i Mo Salah në “Anfield” është vërtet magjik, pasi ka thyer çdo rekord të mundshëm, duke realizuar deri më tani 28 gola për fanellën e Liverpool në 30 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi egjiptian Muhamad Salah

Edhe pse Reali ofron një shumë më të majme, duket se Salah preferon të luajë në Premier League, pasi i pëlqen ky kampionat dhe i përshtatet stilit të tij të lojës. Salah, ndryshe nga ish-shoku i tij i skuadrës Philippe Coutinho, që u trtansferua te Barcelona në janar, preferon të qëndrojë te Liverpool, ku shprehet se do të synojë titullin kampion sezonin tjetër. Egjiptiani ka luajtur edhe më parë në Premier League, kur me Chelsea u aktivizua në 13 ndeshje dhe realizoi 2 gola, para se të transferohej në Serinë A, fillimisht me Fiorentinën e më pas me Romën, shkruan telesport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: