Momo Salah është padikustim një nga personazhet më unik të këtij Liverpool, një futbollist me shumë klas i cili ka një meritë të madhe në triumfin e të kuqve në europë. Me trofeun në duart, i lumtur në maksimum por i pa qartë dhe enigmatik kur pyetet për të ardhmen: “Tani nuk mund të flas”, u shpreh shkurtimisht Salah por fjalët e tij nuk kaluan në heshtje, mbi të gjitha në Madrid.

As
As

E përditshmja spanjolle “AS” i kushton “faraonin” egjiptian faqen e parë të gazetës. Duke iu referuar “AS”, Real Madrid me sa duket nuk ka hequr dorë nga dëshira për të veshur më të bardha Momo Salah. E provuan një vit me parë por hasën në një mur të madh, Liverpool kërkoi 200 milion euro për shërbimet e tij, një ofertë e cila ishte shumë e lartë në ato momente. Një vit më pas në shtëpinë e Realit ndizet dhe një herë çështja Salah, këtë herë diskutimi mund të jetë më ndryshe pasi si Salah ashtu dhe Liverpool mund të mendohen dy herë.

Champions League Liverpool Victory Parade
Champions League Liverpool Victory Parade

Pasi fitoi Champions League, egjiptiani mund të kërkoj të ndryshoj ambient ndërsa as Liverpool nuk mund ti thotë jo dy herë radhazi një ofertë aq të çmendur. Në çdo rast, Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi sipas “AS”: Bayern Munich dhe Man.United janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e Salah.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb