NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 kg krahë pule, 2 degë selinoje, 2 karrota, 1 kokërr qepë, 2-3 gjethe dafine, 2-3 degëza rozmarinë, Kripë, piper, 2 lgj niseshte
1 litër ujë. Sipas dëshirës: kanellë, anice, karafila

Përgatitja

I vendosim të gjithë përbëresit (përvec niseshtes dhe ujit) në një tavë dhe i fusim në furrë të piqen për 30-40 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

Pas minutazhit të pjekjes e vendosim tavën në sobë të ndezuar dhe shtojmë niseshten dhe ujin. I përziejmë derisa përbërësit të marrin valë dhe më pas i heqim, i kullojmë dhe salca është gati për servirje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: