Irani do të rinisë aktivitetet në reaktorin bërthamor Arak, tha para deputetëve Ali Akbar Salehi, kreu i organizatës shtetërore të energjisë atomike.

Agjencia gjysmë-shtetërore e lajmeve ISNA citoi një deputet iranian i cili mori pjesë në takimin e së dielës.

“Armiqtë e Iranit e dinë se ne e kemi dijen dhe mundësitë të prodhojmë energji bërthamore por ne nuk duam të prodhojmë armë bërthamore”, citohet të ketë thënë Salehi.

Uji i rëndë mund të përdoret në reaktorë për të prodhuar plutonium, një lëndë djegëse e përdorur në mbushjet bërthamore.

Tensionet janë përshkallëzuar mes Iranit dhe Perëndimit që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe vendosi sanksione ndaj Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani muajin e kaluar njoftoi për masa që do të zvogëlonin përkushtimet ndaj marrëveshjes, duke cituar mungesën e veprimeve nga shtetet evropiane për të shpëtuar marrëveshjen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb