Ish mjeku personal i Enver Hoxhes, Isuf Kalo reagon pas publikimit ne media te fotove te ish kryeministrit Sali Berisha, ne shtepine e diktatorit Hoxha.

Ne reagimin e tij Kalo pohon ekzistencen e ketyre fotove ndersa sqaron edhe rrethanat se si e ku jane shkrepur ato.

Reagimi nga Isuf Kalo: 

Ndjej detyre qytetare dhe  etike profesionale si ish mjek personal aso kohe  i Enver Hoxhes dhe familjes  se tij ,  prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp  te qartesoi opinion publik  lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar .
Arsyja e prezences se Dr Sali Berishes ne to ,ka qene kryesisht   njohja e tij personale  me te rene e Enverit, Liljana Hoxhen  e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se ahtershem” Shkenca dhe Jeta” , ne te cilen Dr Berisha ishte njeri prej  antareve aktiv te kolegjiumit  .
Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqesisht ate si   edhe mua qe isha pervecse mjek i tyre dhe kolege e mik i Saliut edhe  ne nje dreke familjare ne Valarek  te Pogradecit si dhe ne nje shetitje familjare te perbshket  me varke qe jane ilustruaar me fotot respektive  Kjo me qe  Dr Berisha njekohesisht ndodhej    aso kohe gjithashtu me pushime ne ate qytet.
Ne foton tjeter ku duken  Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje  e siper dhe njekohesisht  Dr Berisha ne sfond. ky    ka qene aty   po ashtu i ftuar  personalisht  bashke me te ftuarit  e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim  per  ti uruar ditelindjen e saj   Koincidoi qe  Enveri me te shoqen erdhen  gjithashtu ne ate moment   per te uruar te rrene. Ata  vetvetiu pershendeten  sic eshte zakoni  edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk  ishin te njohur prej tyre personalisht me pare , por pa  u interesuar e  pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre .
E verteta eshte qe Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa  te semure te Bllokut por asnjehere  personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e  tij .Ne dijenine time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me  banore te vecante te Bllokut kane qene  te natyres profesionale pa kuontitacione te posacme  politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb