* Ajo që ndodhi në Maqedoni, shpërthim i nacionalizmi të egër maqedonas, terror shtetëror

* Kumanova, Zoti Blushi është për tu përgëzuar për aktin e tij 

* Premtimet e Ramës ishin të këndshme, të ëmbla, nëse do i kisha bërë do t’i kisha mbajtur një për një

* Kjo është pseudofushatë, PD do vazhdojë fushatë qytetare

* Nuk ka akt më të rëndë se gjuajtja e kryetarit të opozitës me karrige, krimineli u lirua me urdhër të Ramës

* Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të acaruara, por vendimet për koalicionet nuk janë çështje e qeverisë greke

* Në Fier kemi kandidat të shkëlqyer, nuk ka njerëz në Shqipëri më të zhgënjyer se të majtët

* Grida Duma ka një formim të shkëlqyer sociologjik dhe ekonomik

TIRANE- Menjëherë pas çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale të demokrateve në Pallatin e Kongreseve, ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar programit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, për të folur për fushatën e të djathtëve dhe rolin e tij, për kandidatët e përzgjedhur nga selia blu, por edhe për kundërshtarët e selisë rozë.

Berisha është ndalur gjerësisht tek kandidatura e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova për të cilin tha se ai “kandidon si një menaxher i suksesit”. Berisha hodhi akuza ndaj kandidatit të ASHE-së në Tiranë, Erion Veliaj, duke përsëritur deklaratat për vjedhjen e fondeve të Traku festit për dasmën e tij. Ish-kryeministri e quajti anti-reformë, reformën e pensioneve, ku solli si shembull rritjen e moshës së pensioneve. Berisha u ndal edhe tek deklaratat e Veliaj për djalin e tij Shkëlzenin dhe çështjen e Gërdecit, për të cilën tha se në SHBA ekziston një proces dhe emri i djalit të tij nuk është përmendur asnjëherë. Ish-kryeministri tha se Veliaj e ka inatin me Shkëlzenin pasi ky i fundit e ka quajtur “Zogu i Ramës”. Nuk i ka shpëtuar deklaratave të tij as Ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për të cilën tha se ishte marionetë e Edi Ramës. Ish-lideri i PD-së deklaroi se nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në fushatën e PD-së, pra nuk do të zbresë në terren. “Kjo nuk është fushata ime, është e kreut të PD-së. Unë kam dhënë dorëheqjen”, tha ai.

Intervista do të përqendrohet edhe në çështje të tjera të aktualitetit si situata ekonomike në vend, dekriminalizmi, situata në Kumanovë dhe deklarimet e Erdogan në Shqipëri.

INTERVISTA ME ISH-KRYEMINISTRIN SALI BERISHA

Ju vini nga një aktivitet i sapombajtur i PD, ku u prezantuan kandidatët për 61 bashkitë …
Aty ndjehej fitorja në çdo qelizë të saj. Një fitore e shkëlqyer. Aty ishin të bledhur nga gjithë Shqipëria. Do fitojmë Tiranën, do fitojnë qytetarët e Tiranës, me Halim Kosovës, një kandidat me qytetar që ka garuar ndonjeherë në këtë qytet, një qytet që u garanton qytetarëve, menaxherin e suksesit. Në rast se e keni ndjekur Halim Kosovën, ai flet për menaxhimin, për mënyrën sesi do t’u shërbejë më mirë qytetarëve. Halim Kosova kandidon si menaxher i suksesit të certifikuar. Ai është nga më të paktët në Shqipëri që ka treguar aftësi mahnitëse menaxheriale, që nuk janë të zakonshme për mjekët. Të menaxhosh një maternitet është më i vështirë ndër të gjitha institucionet shtetërore. Ai e shndërroi këtë maternitet në një ishull të mirëmenaxhimit. Menaxhimi është si diamanti, i vogël apo i madh ai shkëlqen. Qyteti është më i madh, por asgjë s’ka më delikate se materniteti.

Ne nuk duam një Bashki maternitet, thonin socialistët…
Ky është vulgariteti i tyre. Unë kam qenë me idenë që të jenë ekonomistë ata që marrin qeverisjen e institucioneve. Por e vërteta është që menaxheri është menaxher, dhe Kosova ka menaxhuar në mënyrën më të mirë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ky është një aset shumë i madh. Aftësia e tij është një aset shumë i madh për kryeqytetin. Ai nuk po u thotë qytetarëve do bëj politika për PD, por u thotë do të menaxhoj qytetin. Dhe kjo është padyshim shumë e vlerësueshme. Cila është vërejtja që i bëjnë këtij? E paimagjinueshme, se po përmend fjalën “lindje” në takime.

Pse nuk u zgjodh një profil tjetër, si keni ndikuar ju?
Absolutisht jo. Halim Kosovën e zgjodhi polli, studimi i opinioneve. Lulzim Basha për herë të parë, për qytetet e mëdha një nga një ka bërë sondazhet dhe Halim Kosova dilte qartësisht i pari dhe kjo evidente dhe këtë e zgjodhi. E zgjodhi dhe në çdo qytet kanë përcaktuar pollet. Ai i bëri.

Ju i besoni sondazhet?
Unë nuk jam njeri shumë i lidhur me sondazhet. Sondazhet janë një formë demokratike e studimit të opinionit….Erdhi dhe bëri studimin për Lulzim Bashën, më solli Lulzim Basha 13 pikë pas Edi Ramës. Më solli me shkrim” mission imposible”, fitorja thuajse e pamundur, por beteja duhet bërë. I thirra në zyrë dhe u thashë, ky njeri do fitojë, se Tirana është ngopur me një arrogant, pavarësisht si dalin ato polle. Këta që bëjnë studime në ndjekje e nxorën 13 pikë para. Ndaj kam arsye të mos u besoj polle-ve.

A është një minus për Halim Kosovën që Basha nuk lë një bilanc shumë pozitiv siç edhe ai ka argumentuar për shkak edhe të bllokimit nga qeveria?
Së pari unë dua të theksoj dy momente. Lulzim Basha e dorëzon Bashkinë, ditën e inaugurimit të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës. Po ju garantoj se pas 15 vitesh, pas 20 vitesh ai është njeriu që firmosi për Tiranën europiane. 11 vjet vetëm ngritën dhe vendosën pllakat e bulevardit ekzistues. Zgjeroi dy rrugë, absolutisht asgjë tjetër. Në 11 vjet u katandisën në 8 terrene sportive. Në 11 vjet nga 4 metër katrorë për frymë, u katandisën në 0.85 metër katrorë gjelbërim për banor. Në 11 vjet u bojatisën një pjesë e pallateve. U zgjeruan dy rrugë dhe nuk e mohoj. Lana u bë me paret e NATO-s. Nëqoftëse Lulzim Basha në 4 vite ka asfaltuar 48 km rrugë dhe 9 janë në asfaltim. Edi Rama ka asfaltuar 12 km rrugë. 30 shkolla dhe kopshte janë ndërtuar nga e para. Ky bilanc mund të ishte edhe më mirë. Por ky ishte një bilanc kur Edi Rama me një hakmarrje primitive bllokoi. Në dy vite klima e biznesit u rrënua. A mund të bënte më shumë, mund të bënte më shumë. Por Lulzim Basha la vizionin e Tiranës. Pse do të anulojë planin sepse vetëm me planet e pjesshme vidhet. Kurse plani i përgjithshëm nuk të lejon të devijosh prej tij se është i përcaktuar. Pas konsolidimit, lejet e ndërtimit bëhen automatike.

A ishit dakord me lejet e ndërtimit tek Liqeni?
Kanë qenë propozim i Edi Ramës. Tek unë nuk kanë ardhur si pjesë e parkut. janë miratuar ndërtime 5-katëshe, që Edi Rama i çoi në 45 kate, që duhet studim i madh gjeologjik për të parë nëse i mban ose jo toka. Basha jep garanci të plotë se nuk kanë prekur asnjë centimetër të parkut. Qeveria e Edi Ramës ka të gjitha prerogativat për t’i anuluar ato duke i dëmshpërblyer sipas ligjit. Le të përcaktojë fondet e dëmshpërblimit, dhe s’ka kryetar bashkie që e ndalon këtë. Por e ka vetëm propagandë. Do bëjë moratorium për ndërtimet. Problemi është se këta zotërinj janë 45 mijë vetë pa punë, që po ikin jashtë. Një vend që ndërpret ndërtimin, ndalon zemberekun e zhvillimit. Është jashtë çdo imagjinate të thuash do të ndaloj ndërtimin. Ça do bësh, peshkim, apo bujqësi siç thotë Ilir Meta.

Por duhet një kontroll se sa ndërtohet, si ndërtohet…
Qeveria ka mundësi që nëpërmjet masave t’i bëjë të shitshme. Ngelen pa shitur se janë me çmime të larta.

Aktualisht ka akuza që i drejtohen Kosovës në lidhje me klinikën e tij private?
Janë shpifje të ulëta të një njeriu që i ka dalë tymi si një nga njerëzit më të korruptuar. Sot informova publikun për një kontroll të departamentit të këshillit të ministrave, për fondin e sigurimeve shëndetësore. Në dijeni të ministrit, ndodh që kanë avulluar 150 mln lekë rimbursime fiktive. Ilaçe që s’janë blerë e shitur kurrë me firma e vula fallco. Janë gjetur farmaci fallco. Skuraj ka 4 farmaci, dy në emër të tij, e dy të vëllait, që bën rimbursime fallco. Janë disa depo të ilaçeve që kanë sisteme kontrolli. Janë kontrolluar disa herë disa depo që kanë 7 % të ilaçeve të vendit. S’janë kontrolluar asnjëherë depo që kanë 93 % të ilaçeve në vend. E vutë re si fliste me kokë varur se e dinte që gënjente. Halim Kosovën aty e kanë patur, klinikën e tij aty e kanë patur. Nëse del dhe thua se ka një aktivitet privat pa shkelur ligjet…

Këtë në dogana e thërrisnin çorapja, vinte maskën dhe vidhte sa mundte. E mori Ridvan Boden e dërguan për Eurobondin në prokurori. E votuan në parlament, e morën e çuan. I thonë këtij dhe del thotë Ridvan Bode është një nga më të pasurit në Ballkan po i ka me emër tjetër…

Ku e mbështesni besimin tuaj për fitoren?
Në Tiranë e mbështes tek Halim Kosova. Ka arritur të vendosë një komunikimi besimi me qytetarët. Ka arritur të përcjellë në mënyrën më njerëzore. Njeriu i parë që garon që thotë nuk bëhem kryetar partie por do merrem vetëm me ju. Kujton se më vjen mirë mua kur thotë shiritin do e presë Edi Rama, nuk më vjen mirë. Po ai e ka të sinqertë. Ky është ai. Ana pozitive she shpresa tek Halim Kosova në Tiranë, dhe nga ana tjetër zemërimi për mashtrimet e paskrupullta të Edi Ramës.

Çfarë mendoni për kandidatin e së majtës Erion Veliaj? Ka qenë nën rrethin e njerëzve të sulmuar nga opozita për korrupsion, çështjen  e dasmës…(shfaqet një insert nga takimet e Erion Veliaj me qytetarët ku veç të tjerash akuzon Shkëlzen Berishën)

Është tipik ai që është. Për problemin që thotë në SHBA ka një proces gjyqësor. Ka një njeri të dënuar shumë vite për tregtinë e armëve. Nuk ka as dhe një frazë të vetme që akuzon djalin tim. As dhe një të vetme. Ka në Shqipëri një proces gjyqësor. Ka verifikuar çdo gjë prokuroria. Nuk besoj se Ina Rama do ta kursente, kur dihet se ajo ishte një marionetë në duart e Edi Ramës. Ky ka inat se në një status Shkëlzeni i tha zogu i Ramës dhe i mbeti atij zogu i Ramës.

Marrim pak sulmin që i bën Halim Kosovës, por të shprehësh në një mjedis publik se është e turpshme fjala lindje, nuk ka fjalë më fisnike dhe nuk ka grua, nënë, baba që turpërohet nga kjo fjalë. Përveç falsit Erion Veliaj. Këtë e thotë vetëm një njeri i shitur is ai. Por tani do them dy gjëra për të…

Ju e keni në arkiva tuaja kur ai thotë në parlament se nëqoftëse gjendet një qindarkë e përdorur për dasmën time nga ato para, unë jap dorëheqjen. Çfarë nxori Kontrolli i Shteti, si ka vjedhur…Ky çfarë bëri, mori fondin, mori traku festin. Traku Festin duhet ta bënte Ministria e Kulturës jo Ministria e Mirëqenies Sociale. Ka marrë fondin e ka ndarë në 15-30 zëra vetëm që ta ulë në nivele që të mos bëjë tender, vetëm që të shkojnë direkt paratë, për një festival që s’u bë kurrë. Traku festi nuk u bë fare, u bë dasma e Veliajt me paratë e traku festit dhe të mamasë. Nuk kam dëgjuar asnjë të thotë punët e mira bëhen pa lekë. Punët e mira bëhen pa lekë e thotë vetëm qelepirxhiu dhe hajduti.

Veliaj ka votat e një koalicioni shumë të gjerë..
Cili është bilanci i tij.

Numrat janë kokëfortë z. Berisha..
Numrat ishin kokëfortë dhe në 2011 por kur u numëruan një për një Edi Rama nuk guxoi të kërkonte rinumërimin e asnjë vote. Qytetarët e dinë se bilanci i tij është më çnjerëzor. Për sa i përket ligjit të dosjeve, mbrojti me atë ligj ish-persekutorët dhe xhelatët e PS-së. Shqipëria kishte nevojë për lustracion. E vërtetë që Gjermania ka këtë ligj, por është tjetër koshienca gjermane. I kam pyetur, njëri pretendoi të qëndroi, por iu përveshën mediat dhe ikën. Për të mos bërë ligjin e lustracionit bëri këtë ligj. Vijmë tek pensionet, ai ligj ishte i Fatos Nanos. A mund të rrisësh moshën e pensionit me dy vite. Skema është solidaritet, dil jashtë skeme dhe vendos paratë e tyre. Ky bëri atë që se ka bërë kush, përzjeu të gjitha kolonat dhe rriti moshën e pensionit. Franca u derdh në rrugë, kur Sarkozi ngriti moshën e pensionit. Franca e ka më të lartë jetëgjatësinë. Gjermania e kishte 67 e uli 65 kancelarja. Njerëzit duan të rrojnë edhe ca vite pas pensionet. Veliaj e rrit. Ti vesh ti një kooperativisti që ka jetuar me bukë e sheqer, ai se arrin kurrë atë moshë. Kjo është anti-reformë.

Ka pyetje nga publiku a do të zbrisni në terren zoti Berisha? Si ndiheni?
Ndihem besim plotë në fitoren e PD-së. Kjo nuk është fushata ime. Është e kreut të PD-së. Natyrisht kur më pyesin unë do përgjigjem, gazetarëve. Nuk marr pjesë në fushatë drejtpërdrejtë, nuk do zbres në terren. Është vendim i pandryshueshëm i imi. Kam dhënë dorëheqjen.

Sipas qeverisë njerëzit po ikin se janë bërë pre e njerëzve që po abuzojnë me disa kërkesa që ka bërë shteti gjerman për punësinë…
Pse po ikin masivisht njerëzit. Kjo është një dramë. Janë gënjeshtra. Shteti gjerman ka vite që pranon qytetarë që pranojnë kërkesa të caktuara. Kjo ka qenë edhe më parë, por sa shqiptarë kanë shkuar për të kërkuar azil në 2012, po 250 gjithë vitin. Kurse këtë prill ikën mbi 5 000 persona. Rritën çmimin e energjisë, hoqën familje nga ndihma ekonomikë. Ka mijëra të papunë. 70 mijë studentë i quajtën të punësuar për të plotësuar numrat, por kështu i quajtën e punësuara 25 mijë shtëpiake. Edhe pse janë rritur kontributet të ardhurat në Institutin e Sigurimeve janë më pak. Si mund të krijohen vende pune, kur nuk ka asnjë punë publike të përfunduar, përveçse kullës së Korçës. Edi Rama ka bërë deri sot 15 takime me investitorët italiane, ndërkohë që ata që ishin kanë ikur, e jo më të vijë ndonjë më investime të rëndësishme në Shqipëri. Viti më i vështirë për ekonominë shqiptare ka qenë 2012, pati një dimër shumë të madh.

Ju nuk deklaruat kurrë që jemi në krizë?
Kriza ekonomike ka një përcaktim shumë rigoroz, je në krizë vetëm kur ka recesion. Por kjo është krizë sociale, pasi ata rrënuan sistemin e përkrahjes sociale.

Por reformat duheshin bërë? Duhet paguar energjia…
Cilat reforma? Energjinë duhet ta paguajë çdo qytetar që mundet, por jo ai që s’mundet. Kjo ndodh në çdo vend të botës. Ata që janë të varfët me çfarë të paguajnë. Jepet ndihmë e pamjaftueshme për energjinë, ujin, ilaçet, shkollën.

A do të zbresë në terren në këtë fushatë Berisha?
Unë ndihem besimplotë në fushatën e PD. Kjo nuk është fushata ime, është e kryeartit të PD. Pra bej reagimet e mia në media, por nuk jam drejtpërdrejt në fushatë. Këtë e kam shprehur dhe është e vendosur.

E keni ndjekur fushatën në Durrës. A e shihni Grida Dumën kryebashkiaken e ardhshme të këtij qyteti. Dako është kandidat i fortë…

Unë mendoj se çdo qytetar i Durrësit do ti shtrojë vetes pyetjen cila është trashëgimia 8-vjeçare Daka. Trashëgimia 8-vjeçare Daka është rrënim. Çfarë mund ti tregojë Vangjush Daka qytetarëve të Durrësit, përveç betonieres së tij dhe betonit, asgjë tjetër. Nëse jam gabim le të më shkruajnë, të më thoni. Një rënie vertikale e reputacionit të plazhit. Një nga plazhet më të mira të Europës. Gjushi ndiqte pushimet e tij në resorte përrallore dhe plazhi i Durrësit në gjendje të mjerë.

Ju keni qenë kryeministër në kohën që Dako ka qenë kryebashkiak…

Nuk pipëtinte betoniere tjetër në Durrës. Gjushi ka një aftësi korruptuese…Nga u bë mik me Ramën, në zgjedhjet e fundit ai ka shkuar thikë e pikë me Ramën dhe pastaj u bë miku më i ngushtë. Njeriu i vetëm që i shkon në vilën e tij kryeministrore me një qese në dorë, me para. Ndërtimet i ka bërë këto 2 vjet. Pistat e tij në det qindra metra.

Shpëtim Gjikën e çon në burg, kurse këtij i merr paratë. Kjo është shumë e njohur, ne i kemi denoncuar publikisht. Po të vijë puna tek hapësirat, sa ka zënë Gjushi s’ka zënë njeri tjetrin.

Pse Grida Dumën në Durrës?

Sepse në Durrës, Grida Dumës i dilnin më të larta pollet se gjithë të tjerët e prandaj u zgjodh. Besoj tek potenciali i saj plotësisht. Ka një formim të shkëlqyer sociologjik dhe ekonomik. Durrësi do vizion se në Durrës ka mundësi më të mëdha se kudo tjetër. Portin e peshkatarëve, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme e lejoi të bënte, se nuk e lejonte. Bëri një treg peshku zotëria? Në asnjë mënyrë. Nuk di një shërbim, një trashëgimi dinjitoze për Durrësin nga ky kryebashkiak. Jam i bindur se Durrësi do të votojë Grida Dumën për vizionin që ka, për ambicien që tregon për të ndryshuar Durrësin, mbi bazën e resurseve të këtij qyteti. Është kollaj të blesh vota siç bën Gjushi. Shko në kënetë. Shkon Edi Rama shpërndan letra pa vlerë.

Përse letra pa vlerë, ato janë legalizime?

Kjo është një letër, që e vetmja vlerë e saj që unë nuk do ta prish shtëpinë. Po mashtron. Nëse ju kujtohet ky filloi të thoshte po shpërndaj tapitë, kur i thanë se këto nuk janë tapi, u tërhoq dhe tha leje legalizimi. Ky që i tha se edhe Enveri po të ngrihet nga varri nuk do i prish, ka prishur me qindra.

Kryeministri vijon shpërndan leje legalizimi?
Por janë letra pa vlerë. Pas zgjedhjeve këtu do jemi, kur ky ka gati ligji, e ju thotë për 6 muaj ose paguani, ose ju prishim shtëpinë. Ky ka nxjerrë reformën e ujit. Austria e ka pa lek. Një vend i pasur me ujë, mund ta konsiderojë që këtë ta bëjë pa pagesë. Dhe ne jemi një vend i pasur me ujë.

Qëndrojmë tek qyteti i Shkodrës, ku është një nga fushatat më interesante mes zonjave …
Në fakt janë të pakrahasueshme. Disa procedura qoftë edhe parlamentare do ndërmerren. Burimi i pasurisë së saj është shumë i dyshimtë. Duhet hetim. Ka krijuar një fond bamirësie, mund të jetë i pastër apo jo, por duhet kontrolluar. Keti Bazhdai nuk i ofron gjë Shkodrës. Është një zonjë normale, nuk mund të them gjë, por problemi është se për Shkodrën nuk thotë asgjë ajo. S’ka vizion.

Po kandidatët e Elbasanit?
Ia dha përgjigjen Ardian Turku. I tha që dhëndër i Jovan Bregut s’bëhem unë. Ardian Turku është një nga drejtuesit me eficiente të vendit.

Doni të më thoni që do fitoni dhe Fierin?
Nuk shoh arsye pse të mos fitojmë Fierin.

Po njihet si zonë e majtë?
Nuk ka njerëz në Shqipëri më të zhgënjyer se të majtët. Premtimet e Ramës ishin premtime të këndshme, të ëmbla, absolutisht po të them që nëse do i kisha bërë do ti kisha mbajtur një për një. Por merr një kurs tjetër tërësisht. Do të bësh shëndetësinë falas, sa është buxheti, është 4% e GDP, çoje 12%. Do të ulësh çmimin e energjisë, subvencionoje. Të gjitha bëhen. Unë kam ndjekur rrugë tjetër, rrugën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo është rruga që zgjodhëm ne. U ka dyfishuar çmimet për legalizimet. Ai ka firmosur me Pjerin Ndreun një zotim solemn në Kamzë për legalizim falas. Nuk mund ti ndaj të majtë e të djathtë qytetarët. Në Fier kandidat i shkëlqyer, shpresoj shumë.

Parashikoni një fushatë me tension zoti Berisha? Kemi patur disa incidente të vogla..
Nuk ka akt më të rëndë që kryetari i opozitës të gjuhet me karrige. Zoti na ruajti. Sa u dënua ky kriminel. Dy javë dhe ka dalë me urdhër të Edi Ramës. Në cilën fushatë u është thënë drejtorëve dhe administratës o sillni votat largohuni?

Po në fushatat e mëparshme ka pasur incidente, edhe vrasje?
Jo me kryetarin e opozitës. Është detyrimi absolut për ta mbrojtur. Në cilën fushatë ka ndodhur kur kryeministri thotë sillni votat ose ikni. E dini sa formularë janë nxjerrë.

Ju nuk e keni impenjuar administratën në fushatë?
Po e kam impenjuar, por jo me detyrim, me zgjedhjen e tyre. Ka pasur dhe nga ata që kanë thënë nuk duam, nuk ka marrë pjesë. Kanë vazhduar të punojnë. Kjo nuk është fushatë, është pseudofushatë. Po shihja sot në Kukës, nxënësit me fanellat e LRI-së. Kjo është schifo fushatë. Në Kukës, kryetari i Bashkisë i ka dhënë hapësirë në bashki hapësirë djalit të vetë. Kjo është farsë.

Çfarë mund të ndodhë?
Nuk e di, i sigurt që PD do vazhdojë fushatën e qetë, qytetare.

E ka kapërcyer Shqipëria fazën e zgjedhjeve të kontestueshme?
Me Ramën kurrë. Ai është dhunues i zgjedhjeve. Bëjnë terror me simpatizantët e PD. I marrin në komisariate. A i ka dënuar Edi Rama incidentet në fushatë? Jo. Mendon se mund t’ia dalë me ndihmën e mafies ndërkombëtare. Këta kanë marrë gjitha masat që të marrin këto zgjedhje. Por nuk do ia dalin.

Ju flisni për një skenar manipulimesh…
Skenar të plotë. Ka dhunë. Në çdo takim mësues e nxënës kanë. Zgjedhjet kanë kusht themelor barazinë e palëve. Me dy helikopterë të ministrisë kanë shkuar për feste për fushatën në Dibër. E kemi të fotografuar këtë. Një nga çështjet themelore është financimi i fushatave. Ky thotë ua kam ndaluar makinat, dhe ata përdorin helikopterët. Jo një por dy. Dhe nesër me siguri do njoftojnë se i kanë çuar për një të sëmurë. Zotëria shkon e blen ashensorin 500 mijë euro për parlamentin. Po kështu i janë dhënë para, Tahirit, e Nikollës. Në prag Selishtë festohet festa e Shën Kollit, aty kanë ndaluar edhe helikopterët.

A do ishte bojkoti një skenar nëse konteksti ku do bëhen këto zgjedhje është ai që ju pikturoni?
Unë jam kundër bojkotit. Mendoj se ky është një diskutim që PD e ka mbyllur në këtë drejtim. Pavarësisht nga problematikat, PD nuk mund të tërhiqet nga parimi i saj.

Po kontestimi i zgjedhjeve është një opsion?
Ka një skemë të qartë për manipulim, por ne po punojmë për të mos e lejuar këtë.

Emërimi i Shpëtim Idrizit, shkaktoi largimin e Dules, a mund të bëhet shkak për të acaruar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi?
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të acaruara. Mendoj se vendimet për koalicionet nuk janë çështje e qeverisë greke, dhe nuk mendoj se ajo mund të ndërhyjë për këtë, pasi janë çështje të brendshme të Shqipërisë. Posti i Dules nuk ka të bëjë me të drejtat e minoriteteve.

Pse opozita nuk po flet më për çështjen “Doshi”?

Në fakt kjo është çështja “Meta”. Gabimi i madh është që u shpall si çështja “Doshi”, kur ishte çështja “Meta”. Nuk ishte Doshi i akuzuar për dy vrasje por ishte Meta. Është një hetim i pasosur, hetim që vazhdon. Unë jam shprehur për këtë çështje në mënyrë të përsëritur. Kjo prokurori nëse duhet të hetojë edhe kryeministrin edhe kreun e kuvendit nuk mund ta bëjë. Gabim ai që e pretendon.

Vendi me institucionin e akuzës më të fuqishëm janë SHBA-të, dhe as ata nuk e bëjnë me prokuror të përgjithshëm, e bëjnë me një prokuror të veçantë. Ne jemi të bindur se organizator është Ilir Meta, me pëlqinmin e Edi Ramës.

A ka dështuar dekriminalizimi, sipas shumicës për fajin tuaj?

Nuk ka dështuar. Sot kam patur një takim me ambasadorin Lu dhe mund të them ato që shqiptarët dëgjojnë prej zotit ambasador për dekriminalizimin, janë shumë konkrete përpjekjet e tij për të ndihmuar Shqipërinë. Ky vullnet ekziston në Komisionin e Venecias i plotë. Shqiptarët duhet ta dinë se e ka vonuar 1 muaj e gjysmë kërkesën për kryetarin e Komisionit të Venecias. Ky është një proces i vështirë, PD me mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve është e vendosur ta çojë deri në fund.

Pse është i vështirë?

Sepse Edi Rama nuk pranon. E bllokuan vetë, një muaj. Nuk kanë dërguar letrën tek Bukikio.

A janë të infektuara listat tuaja, jo vetëm të Ramës?

Ky është një proces, në radhë të parë të shprehim vullnetin e hekurt për tu ndarë nga kjo dukuri që solli Edi Rama. Edi Rama tha nuk e cakton ti nëse janë kriminelë se kanë ardhur me vota. Edhe pse Edi Rama po e bllokon ne do t’ia dalim. PD është e vendosur ti qëndrojë parimit.  Nuk kam verifikuar çdo kandidat. Nëse autoritetet e disa vendeve nuk na ndihmojnë, ky proces mbetet hipotetik. Vendet mike do të na ndihmojnë. mbasadorin Lu e falënderova sepse pashë një angazhim të plotë.

A do publikojë ambasada një listë emrash?

Nuk diskutova për këtë, por të jesh i sigurt se nëse partitë do të përpiqen ta bllokojnë do të komunikojë me partitë, sepse është në interes të qytetarëve. Ne diskutuam për parimet. Unë jam ndarë shumë optimist. Është proces shumë i vështirë, por Edi Rama nuk do mund të rezistojë për kohë të gjatë.

Si ju duket kërkesa e Prokurorisë për Arben Ndokën dhe  Pjerin Ndreun.

Mendoj se Prokuroria ka bërë detyrën. Prokurori ka bërë detyrën.

100 orë punë…

Por ajo shoqërohet me lënie mandati, është dënim penal.

Një nga komandantët e grupit të zjarrit më 21 janar është shfaqur në fushatë më Ramën… Më parë i janë dhënë poste të rëndësishme por e he së fundi kreu i PS mat.

Ky zoti Cane ka qenë drejtues i grupit të zjarrit, në dijeninë time ka bërë detyrën në përputhje me ligjin, si e ka fituar atë post mbasi ka ikur nga garda, ka dhënë para s’ka dhënë para atë nuk e di. Por të them se më 21 janar të ketë vepruar në kundërshtim me ligjin, nuk e them dot.

Deklaratat e Doshit për 21 janarin…

Ai i di të gjitha.

Do të doja të ndaleshim në  Maqedoni. Keni shprehur qëndrimin tuaj në facebook.. Por në vlerësimin tuaj pse kemi këtë situatë të polarizuar në Maqedoni?

Maqedonia një nga krizat më të rrezikshme pas Ukrainës. Kumanova shpërthim i kësaj krize. Para se të largohej nga Maqedonia, ambasadori i SHBA ka bërë një deklarim që kaloi pa u vënë re. U tha atyre ose ndryshoni ose do shkoni si Ukraina. Në Maqedoni nacionalizëm nga maqedonasit nga më të egrit. Ka trashëgiminë e tij në dekada, i adresuar kundër shqiptarëve, albanofobi. I ndikuar nga nacionalizmi serb që i ka marrë kishën, i ndikuar nga nacionalizmi grek që i ka marrë emrin. Bullgaria ka mbajtur një qëndrim të shkëlqyer. Sigurisht kanë disa probleme. Ky nacionalizëm, nga një anë i presuar nga nacionalizmi serb që edhe kisha varet në Beograd. Nga ana tjetër nacionalizim grek që thotë nuk mund të ekzistojë termi maqedonas. Ky është një nacionalizëm i egër, kërkohet që ky nacionalizëm të ndërtojë shoqërinë multietnike. Së pari Maqedonia në një udhëkryq të rrezikshëm. Është koha që komuniteti ndërkombëtar, të ndalet për të shqyrtuar zhvillimet me vendosmëri të madhe, në interesin më të mirë të Maqedonisë.

Ajo që ndodhi ishte shpërthim i nacionalizmi të egër maqedonas. Situata është shumë delikate. Qeveria shqiptare, qeveria e Kosovës nuk mund të bëjnë as dhe një hap pa rakorduar me miqtë tanë, me SHBA dhe BE. Shqipëria ka kontribute shumë pozitive në Maqedoni, kështu ka edhe Kosova, por problemet atje shumë të mëdha. Unë e kam quajtur terror shtetëror që ditën e parë. Kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Qeveria shqiptare nuk mund të bëjë hap pa u konsultuar me partnerët. Së pari Shqipëria nuk ka hyrë në NATO për të bllokuar të tjerët. Politikanët duhet të jenë të matur, është situatë shumë delikate. Zoti Blushi është për tu përgëzuar për aktin e tij edhe deklaratat i lejohen.

Janë vite nga Marrëveshja e Ohrit?
Kjo çështje duhet të zgjidhet. Është revoltuar nga Ali Ahmeti. Ai s’është kujtuar të flasë gjithë javën. Nuk do bllokojë gjë Rama, për Maqedoninë. Ne kemi shqiptarë aty. Situata atje është kritike. Dhe Rama duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar. Nuk jemi futur ne në NATO për të bllokuar të tjerët. Na intereson që rajoni të jetë në NATO.

A ka të drejtë Blushi për qëndrimin ndaj Erdogan?
Që kur bëri vizitën para zgjedhjeve, ai mbeti zemërthyer me mua për një votë që unë s’ia jepja. Por unë ndiqja interesat e mia kombëtare. Po të jetë për partner kryesor në fushën e sigurisë, ka SHBA. Ky shkoi edhe premtoi. Kaloi koha dhe as nuk mbylli gjë, pasi ka ligje. Ne jemi vend anëtar i OKB dhe se kush është terrorist e kush jo na e thotë OKB. Është gabim i zotit Rama nëse premton gjëra që nuk duhet të premtojë.

A duhet financuar xhamia me fonde të tilla?
Parlamenti financohet me fonde të shtetit. Financova rrugën Tiranë-Elbasan dhe parlamenti u la mënjanë. Duhet të shoh marrëveshjen që të flas për të. Model shqiptar xhamish nuk ka me sa di unë. Në këtë drejtim mes modelit turk dhe atij arab, unë do të zgjidhja modelin turk.

(m.k/el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb